Lips Manifesto

Duke shfaqur 1 - 2 nga 2 artikuj
Lips Manifesto

Koleksioni i ri Creamy Soft i buzëkuqëve dhe lapsave të buzëve kombinon butësinë e mëndafshtë me formulën e butë kremoze për të theksuar konturin e buzëve duke krijuar një efekt matt të lëmuar – një përfundim delikat dhe i rafinuar. Fushata jonë LIPS MANIFESTO qëndron për të festuarën e bukurisë së sensualitetit dhe individualitetit të buzëve, duke vënë në dukje rolin e tyre esencial në shprehjen e emocioneve.

Ajo që i bën kaq të vecantë buzëkuqët Creamy Soft Lipstick është përfundimi i tyre matt, i mëndafshtë dhe pigmentimi shumë intensiv, i cili vihet re dhe përmirëson pamjen e buzëve që në aplikimin e parë. Formula kremoze e këtij buzëkuqi, e pasur me ingredientë ushqyes dhe kujdesi për buzët, siguron një aplikim komod dhe përhapje të njëtrajtshme.

Lapsat e buzëve Creamy Soft Lipliner kompletojnë grimimin e buzëve, duke mundësuar një definim preciz, përfundim të mëndafshtë dhe qëndrueshmëri afatgjatë. Kombinimi i pigmentimit intensiv me teksturën e mëndafshtë, mundësojnë që produkti të qëndrojë për orë të tëra.

Dyshja ikonike? Lapsi i buzëve Creamy Soft Lipliner Cocoa Nude 03 dhe buzëkuqi Creamy Soft Lipstick Muted Pink 506  - një set i cili mbetet përjetësisht klasik dhe përshtatet me cdo tonalitet lëkure. Me vetitë e tyre ushqyese, konsistencën e mëndafshtë dhe pigmentimin intensiv, buzëkuqët dhe lapsat e buzëve Creamy Soft Lipstick & Lipliner krijojnë dyrshen perfekte për buzë të përsosura.

Duke shfaqur 1 - 2 nga 2 artikuj

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!