4.4 g/0.16 US OZ

Cfarë i dallon buzëkuqët Creamy Soft Lipstick me përfundimin e tij matt të mëndafshtë, i cili thekson buzët me pigmentimin e tij intensiv. Formula e tij kremoze, e pasur me ingredientë aktivë siguron një aplikim të lehtë dhe përhapje të njëtrajtshme, pa dehidratuar apo dëmtuar buzët. Ky buzëkuq ushqen buzët, duke i lënë ato të buta dhe të lëmuara.

Të pasur me vajra dhe gjalpë bimorë, kjo formulë krijon ndjesinë  butësisë, duke përmirësuar konturin, pamjen dhe elasticitetin e tyre. Përdorimi i rregullt i këtij buzëkuqi, për të paktën 2 javë, zmadhon buzët, duke siguruar një efekt 3D dhe duke përmirësuar vizualisht formën e tyre.

Buzëkuqët Creamy Soft Lipstick mundësojnë një mbulim të përkryer        që në aplikimin e parë dhe aroma e këndshme dhe delikate e bën rutinën tuaj të grimit edhe me të kënaqshme. Është një zgjedhje e përkryer për ata që janë në kërkim të një produkti që ofron një përfundim kremoz dhe një përmirësim të volumit të buzëve. Buzëkuqi kombinohet në mënyrë të përkryer me laspsat e buzëve Creamy Soft Lipliners, duke krijuar një shkrirje ekskluzive e cila thekson cdo grim buzësh. Mund të përzieni dhe përshtasni cdo tonalitet të buzkëkuqëve dhe lapsave të buzëve për të krijuar kombinime dhe efekte unike. Lapsat Creamy Soft nga INGLOT janë komplementarë perfektë të buzëkuqëve, duke siguruar konturim preciz të buzëve. Falë formulës së tyre kremoze mund të aplikohen lehtësisht së bashku për të krijuar kombinimin perfekt.

Duke kombinuar vetitë unike dhe tonalitetet intensive, buzëkuqët Creamy Soft Lipstick janë një domosdoshmëri në kolëksionin e të gjithë të dashuruarve pas produkteve kozmetike.
* Me përdorimin e rregullt të produktit për të paktën dy javë, efektet e përmirësimit të gjendjes së buzëve tuaja do të jenë të dukshme.

 

Vetitë

  • Përfundim matt i mendafshtë.
  • Komod në përdorim falë formulës së tij kremoze. Pigmentim intensiv me mbulim të plotë.
  • Siguron një pamje optikisht më të plotë të buzëve. Mundëson një efekt të buzëve të plota (3D) dhe përmirëson konturin e tyre.
  • I lë buzët të buta dhe të lëmuara dhe lufton shenjat e plakjes.
  • Aplikim i lehtë dhe përhapje e njëtrajtshme.
  • Ushqen buzët duke siguruar ndjesinë e hidratimit.
  • Formulë e lehtë e cila nuk ngjit buzët.
  • Zgjat deri në 4 orë në buzë.
  • Ruan hidrimin e buzëve.
  • Nuk dëmton apo dehidraton buzët.


Ingredientët Aktivë

  • Gjalpë Kokosi – hidraton dhe zbut buzët duke siguruar ndjesinë e butësisë.
  • Gjalpë Mango – ushqen buzët duke i lënë të buta dhe të lëmuara.
  • Gjalpë Avokado – suporton në rikonstruktimin apo rigjenerimin e shtresës hidrolipide dhe mbron nga dehidratimi.
  • Vitamina E – vepron si antioksidant.
  • Ekstrakte algash  Undaria pinnatifida – përmirësojnë elasticitietin e buzëve duke luftuar shenjat e plakjes.

Aktualisht nuk ka vlerësime nga përdoruesit.

Bëhuni i pari që jepni një vlerësim!

You must be logged in to post a comment.

Go to login page.

Shëno vlerësimin tënd

Creamy Soft Lipstick

Creamy Soft Lipstick

  • Quality:

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!