Me përvojë mbi 35 vjeçare përqëndrohemi në zhvillimin e vazhdueshëm. Suksesi lokal na solli në idenë e prezantimit të markës në tregun ndërkombëtar. Që nga viti 2006 harta e lokacioneve ka qenë në lulëzim, duke prekur vendet më prestigjioze në botë. Të apasionuarit e makeupit mund të na gjejnë në 6 kontinente në mbi 800 lokacione nga Rruga Oxford e Londrës, Piazza del Duomo në Milano, Times Square në New York deri tek Grand Canal Shoppes në Las Vegas.

Pa u trembur nga sfidat, ne jemi të pranishëm në evente kryesore botërore siç është Big Four e Fashion Weeks, duke bashkëpunuar me markat e modës dhe stilistë te famshëm si Kenzo, Coach, Michael Costello, Vionnet apo Francesco Scognamiglio.

Për më tepër, jemi të përfshirë gjërësisht në projekte të Broadway duke përfshirë muzikale, përmendim këtu vetëm disa, si Mamma Mia, PIPPIN, The Lion King, Wicked ose Cripple of Inishmaan.

Çfarë e bën INGLOT-in kaq të veçantë?
PRODUKTET - krenaria jonë! Kombinimi i një teknologjie shkencore me ngjyra të gjalla rezulton në një bollëk mbresëlënës të produkteve dhe ngjyrave për t'i dashuruar. 95% e kozmetikës dhe aksesorët janë prodhuar në vendin tonë të artit. Shumë më e rëndësishmja, cilësia e lartë e përbërësve shkojnë paralelisht me çmime të leverdishme. 

INGLOT në Shqipëri është Franchise, që nga Nëntori i 2014, Importues dhe Shpërndarës Ekskluziv: DEA BEAUTY SHPK, me showroom në zonën e Ish-Bllok-ut në rrugën Sami Frashëri, 36, Tiranë.


REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!