INGLOT Cosmetics Makeup

Duke shfaqur 1 - 6 nga 6 artikuj

Koleksionet INGLOT janë një kombinim i formulave mbresëlënëseve, tonaliteteve diverse dhe ingredientëve të cilësisë më të lartë. Gjatë krijimit të produkteve kozmetike, ne synojmë që këto produkte të komplimentojnë cdo tipoligji dhe rutinë të bukurisë në mënyrë të përsosur. Nga bazat e grimimit për fytyrën, drejt syve të theksuar, buzëve ekspresive dhe deri tek vetullat perfekte – INGLOT Cosmetics do të performojë në mënyrë ekselente në cdo element të grimit tuaj. Linja jonë e manikyrëve dhe produkteve për kujdesin e thonjëve do ju ndihmojnë në krijimin e një manikyri të qëndrueshëm, estetik dhe modern. Ne ofrojmë produkte vegane. Deri në 77% e produkteve në portofolin e brandit tonë përmbajnë formulime vegane.

 

Produktet Kozmetike për Fytyrën
Secila tipologji e lëkurës kërkon trajtim individual dhe kjo është arsyeja se pse INGLOT ofron produkte kozmetike të cilat i përshtaten nevojave të ndryshme. Fondatinat e zgjedhura dhe krijuara me kujdes dhe vëmëndje të vecantë, korrektorët, pudrat dhe produktet konturuese, të cilat i përshtaten cdo tonaliteti lëkurë, për të ofruar një përfundim natyral. Formulat e zhvilluara në mënyrë të magjike ofrojnë efekt që zgjat dhe një rang të mirëmenduar nuancash të cilat ju lejojnë të zgjidhni tonalitetet të cilat e përmirësojnë pamjen duke ofruar një pamje radiante.

 

Produktet Kozmetike për Sytë
Grimi i syve shton thellësi në shikim duke lejuar njëkohësisht eksperimentimin me stile të ndryshme grimimi. Gama e produkteve kozmetike për sytë e INGLOT përfshin, hije sysh, penelë, lapsa dhe rimelë të cilët funksionojnë si më të preferuarat në grimin e përditshëm ose ofrojnë mundësi ekstensive për krijimin e efekteve unike.

 

Produktet Kozmetike për Vetullat
Definimi i duhur i vetullave është një element esencial në grim. Prandaj, nga gama e gjerë e lapsave, rimelëve fiksues dhe me ngjyrë dhe pomadave të vetullave, është e vlefshme të zgjidhni produkte të cilat do të theksojnë dhe definojnë vetullat tuaja për të krijuar efektin e dëshiruar. Produktet e vetullave INGLOT janë të thjeshta në përdorim dhe mundësojnë krijimin e një efekti natyral e njëkohësisht distinktiv, shpejt dhe pa mundim.

 

Produkte Kozmetike për Buzët
Tek INGLOT, do të gjeni një paletë të pasur tonalitetesh të buzëkuqëve, shkëlqyesëve të buzëve dhe lapsave të buzëve të cilat jo vetëm sigurojnë formulime me pigmentime intensive, por njëkohësisht mundësojnë përkujdesje dhe hidratimin e duhur. Në varësi të preferencave apo trendeve, mund të zgjidhni produkte për buzët të cilat varjojnë nga formulat ushqyese, të saturuara në mënyrë delikate, deri te përfundimet matt të guximshme dhe me qëndrueshmëri të lartë, për ta mbyllur me opsionet me shkëlqim intensiv për efektin e buzëve më të plota.

 

Grim dhe Kozmetikë
Tek INGLOT ne kombinojmë grimin me ngjyrat dhe përkujdesjen. Me zgjedhjen e produkteve tona, mund të keni besim të plotë se këni zgjedhur cilësi të garantuar, një gamë të kuruar me kujdes ngjyrash dhe tonalitetesh dhe formula të cilat jane të këndshme në aplikim, të gjitha të ndjekura nga hulumtime dhe kërkime të shumta për të garantuar cilësi dhe siguri.

Duke shfaqur 1 - 6 nga 6 artikuj

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!