Një blush klasik për fytyrën me një formulë të këndshme dhe të lehtë, e cila siguron aplikim të thjeshtë dhe të shpejtë.
6.5 g/0.23 US OZ
Një blush klasik për fytyrën me një formulë të këndshme dhe të lehtë, e cila siguron aplikim të thjeshtë dhe të shpejtë. Përhapet në mënyrë të njëtrajtshme me produktet e tjera, duke mundësuar një përfundim natyral dhe duke ju lejuar për të ndërtuar nivelin e dëshiruar të pigmentimit dhe intensitetit të ngjyrës. Me një gamë të gjerë tonalitetesh – duke nisur nga tonalitetet e celta dhe të freskëta të rozëve të ndritshme, drejt tonaliteteve më të mbyllura dhe elegante, e deri te nëntonet e ngrohta dhe të ftohta – për ta bërë zgjedhjen e tonalitetit i cili i përshtatet nëntoneve dhe tipologjisë së lëkurës suaj, sa më të lehtë dhe komode. I disponueshëm në kategoritë e versioneve matt si dhe me xixa delikate dhe luminante.
Vetitë
Ingredientë të vecantë:
MICA, DI-PPG-3 MYRISTYL ETHER ADIPATE, ZINC STEARATE, LAUROYL LYSINE, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, ETHYLHEXYL PALMITATE, CAPRYLYL GLYCOL, PHENOXYETHANOL, TOCOPHEROL, HEXYLENE GLYCOL, LUFFA CYLINDRICA SEED OIL, ALUMINA, FRAGRANCE/PARFUM, TIN OXIDE, TRIETHOXYCAPRYLYLSILANE, HEXAMETHYLINDANOPYRAN, [+/- (MAY CONTAIN): RED 6 LAKE (CI 15850), RED 7 LAKE (CI 15850), RED 40 LAKE (CI 16035), YELLOW 5 LAKE (CI 19140), RED 27 LAKE (CI 45410), CARMINE (CI 75470), IRON OXIDES (CI 77491, CI 77492, CI 77499), MANGANESE VIOLET (CI 77742), TITANIUM DIOXIDE (CI 77891)].
123 – Light Pink | Tone : Neutral – Cool
Një rozë e lehtë dhe delikate me një karakter të butë dhe të freskët. Pavarësisht nëntoneve paksa të ngrohta, ky blush duket i përsosur dhe në tipologjitë e ftohta të bukurisë.
Gjithashtu përshtatet për tipologjitë Light Spring dhe Light Summer, për një efekt natyral dhe të freskët. Në tipologjitë Soft Summer, mund të kombinohet me bronzerin për një balancim më të mirë të ngjyrave.
Për më tepër, pavarësisht ndricimit dhe delikatesës, tonaliteti 123 mund të duket bukur edhe në tipologjitë Clear Winter dhe Clear Spring, nëse aplikohet në sasi më të vogël.
Rekomandime: Perfekt për përdorim gjatë ditës, për pamje të freskëra dhe natyrale duke përfshirë dhe pamjet “no makeup look”.
125 – Pink Coral | Tone : Warm
Një rozë e ngrohtë me nëntone korale. Në lëkura më të errta duket më rozë, ndërsa në lëkurat më të celta konvertohet në një tonalitet në nuancat e pjeshkës. Përmban xixa delikate të cilat i shtojnë radiancë dhe butësi lëkurës.
Ideale për tipologjitë Warm Spring dhe Light Spring, vecanërisht kur kombinohet me highlighter. Në tipologjitë Soft Autumn dhe Warm Autumn, funksionon më së miri me bronzer.
Rekomandime : Ideale për përdorim gjatë ditës dhe grimim veror, vecanërisht kur dëshironi një pamje me shkëlqim të shendetshëm.
126 – Terracotta Rose | Tone : Warm
Një blush terrakota me nëntone palisandër. Një tonalitet në ngjyrat e tokës, qartësisht i ngrohtë i cili i përshtatet paletave sezonale intensive dhe të errta. Duket në mënyrë të mrekullueshme në tipologjitë Deep Autumn dhe Deep Ëinter.
Funksionon dhe për tipologjitë Warm Autumn dhe me aplikimin e duhur të grumit përshtatet për tipologjitë Soft – vecanërisht me variantet e tyre më të errta. Si duket me tipologjitë më të celta si Soft Autumn, ky tonalitet krijon një pamje të harmonizuar nëse e gjithë pamja qëndron delikate.
Rekomandime : Ekselent për grimime profesionale ose në përditshmëri, aq më tepër kur kombinohet me bronzer dhe një buzëkuq në tonalitete të mbyllura.
127 – Muted Rose | Tone : Neutral (Soft)
Një ngjyrë e butë klasike – e mbyllur, e qetë dhe harmonike. Perfekte për tipologjitë Soft Summer dhe Soft Autumn, të cilat duken më bukur në tonalitetet me kontrast të lehtë dhe delikate.
Duket në mënyrë të përsosur kur kombinohet me bronzer dhe buzëkuq në të njejtat tonalitete, për të krijuar një pamje elegante dhe kohezive. Falë neutralitetit, ky tonalitet funksionon mirë dhe me tipologjitë më intensive si Autumn, duke qënë se nuk konkuron me thellësine natyrale të tyre.
Rekomandime : Ideal për një grim ditor delikat dhe të balancuar, vecanërisht për ata që kërkojnë të mënjanojnë kontrastet e theksuara.
128 – Deep Cool Pink | Tone : Cool
Një rozë më e thellë dhe intensive me nëntone të ftohta. Përshtatet mrekullisht me tipologjitë Cool Summer, e cila shkëlqen në tonalitetet më të saturuara, të ftohta e njëkohësisht elegante.
Ky tonalitet mund të funksionojë mirë edhe për tipologjitë Cool Winter, sidomos në pamjet më të buta. Intensiteti i këtij tonaliteti e bën këtë të fundit gjithashtu të përshtatshëm për tipologjitë Deep Winter dhe Deep Autumn. Falë pigmenteve të kuqe në formulim, mund të përshtatet dhe me tipologjitë Warm Autumn me flokë të kuqe.
Rekomandime : Rekomandohet për mbrëmje apo një grimim elegant gjatë ditës kur kërkohet krijimi i një pamje më të rafinuar.
305 – Raspberry-Fuchsia | Tone : Warm
Një rozë intensive dhe vivide me një përfundim energjik. E ngrohtë por e pastër dhe e fortë – thekson tipologjitë e bukurisë më kontrast të lartë më së miri.
Ideale për tipologjitë Clear Spring dhe Clear Winter, ku intensiteti dhe qartësia e ngjyrës janë celësi. Gjithashtu e pranueshme për tipologjitë Light Spring, nëse ndihen konfidentë në tonalitete të saturuara.
Rekomandime : Rekomandohet për mbrëmje, evente dhe raste të vecanta ku blushi është një nënshrkim i pamjes.
306 – Warm Coral Pink | Tone : Warm
Një rozë e ngrohtë e cila anon në tonalitetet e koralit, e përshtatshme vecanërisht për tipologjitë Warm Spring. Një ngjyrë intensivisht e saturuar, vecanti e cila e bën perfekte për tipologjitë Clear te bukurisë – nuk rekomandohet në tipologjitë Soft.
E përshtatshme për cdo tipologji Spring: një theksim i guximshëm për tipologjitë Light Spring dhe një tonalitet i pastër dhe vibrant për tipologjitë Clear Spring. Mund të funksionojë dhe në tipologjitë Light Summer me veti të ngjashme me tipologjitë Spring, por nuk rekomanohet për lëkura me nëntone të ftohta në gri.
Rekomandime : Funksionon si një theksim i fortë në grimin ditor dhe për pamjet e freskëta pranëverore. Kombinohet më së miri me një fondatinë të celët dhe highlighter natyral.
307 – Cool Intense Pink | Tone : Neutral – Cool
Një tonalitet intensiv, i pastër dhe i ftohtë i rozës. Mund të përdoret për të theksuar në mënyrë të guximshme në tipologjitë Warm Spring – nuk është tonalitet tërësisht i ftohtë, kështu krijon një pamje harmonike.
Ky tonalitet krijon një efekt rifreskues në tipologjitë Deep Winter dhe Deep Autumn, vecanërisht kur kombinohet me bronzer. Është gjithashtu mjaftueshëm intensiv për tu dukur bukur në tipologjitë Clear.
Qartësia intensive e bën këtë tonalitet të përshtatshëm për tipologjitë Cool Winter, Madje edhe për tipologjitë Cool Summer.
Rekomandime: Ideal për grimim mbrëmje ose grimim intensiv ditor, vecanërisht për ata që preferojnë tonalitetet vivide.
308 – Dusty Pink | Tone : Cool
Tonaliteti më i mbyllur i koleksionit. Një tonalitet me bazë të ftohtë pudre dhe pluhuri i cili përhapet në mënyrë natyrale në lëkurë.
Ideal për tipologjitë Soft Summer dhe Cool Summer – tipologji të cilat shkëlqejnë në tonalitetet e ftohta dhe delikate pa kontraste të theksuara. Gjithashtu e përdorshme për tipologjitë Deep Winter dhe Deep Autumn, vecanërisht kur kombinohet me bronzer për balancim ngjyrash.
Rekomandime : Ideal për pamje natyrale në përditshmëri dhe grimim delikat kur dëshironi në përfundim të butë dhe të freskët.
309 – Intense Cool Pink | Tone : Cool
Tonaliteti më vivid i rozës së ftohtë në koleksion. Intens, i pastër dhe i saturuar – perfekt për tipologjitë Cool Winter të cilat duken më së miri në tonalitetet e ftohta dhe pigmentet intensive me kontrast të lartë.
Gjithashtu i përshtatshëm për tipologjitë Clear Winter dhe Clear Spring, të cilat i përgjigjen mirë tonaliteteve të ndritshme dhe të pastra. Tipologjitë Light Spring mund ta aplikojnë në mënyrë më delikate.
Rekomandime: Rekomandohet vecanërisht për mbrëmje dhe raste të vecanta, kur dëshironi të definoni tiparet dhe të shtoni intensitetin.
Aktualisht nuk ka vlerësime nga përdoruesit.
Bëhuni i pari që jepni një vlerësim!Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!