1.32 g/0.04 US OZ
Lapsat e buzëve Creamy Soft Lipliner sjellin kombinimin e përkryer mes pigmentimit intensiv dhe formulës kremoze. Falë kësaj formule ky produkt mundëson një aplikim të njëtrajtshëm me përfundim të mëndafshtë, duke siguruar njëkohësisht një ngjyrim të pasur dhe intensiv qe në aplikimin e parë. Lapsat Creamy Soft janë shumë të lehtë në aplikim, përdorim por edhe në pastrim, gjë që e bëjnë një produkt ideal për tu përdorur në përditshmëri. Është i përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës duke përfshirë dhe lëkurat sensitive. Mbi të gjitha nuk i dehidraton apo dëmton buzët, por përkundrazi i mban ato të buta dhe të lëmurara për gjatë gjithë ditës. Siguron një aplikim preciz, i cili mundëson definimin e përkryer të buzëve, si dhe, përmirëson vizualisht formën e tyre, duke ofruar një pamje voluminoze.
Lapsat e buzëve Creamy Soft Lipliner kompletohen mrekullisht me buzëkuqët e po të njejtit koleksion, të cilët kanë tonalitete komplementare perfekte me lapsat. Këta lapsa mund të përdoren individualisht për konturimin (si dhe për mbushjen) e buzëve ose mund të përdoren së bashku me buzëkuqin e tyre respektiv për të krijuar një pamje më të plotë. Me tonalitete komplementare dhe mundësinë për tu përzier dhe për tu përshtatur me njëra – tjetrën, këto produkte do të jënë një domosdoshmëri në rutinën e të gjithë të dashuruarve pas produkteve kozmetike.
Vetitë :
DIMETHICONE, TRIMETHYLSILOXYSILICATE, SYNTHETIC FLUORPHLOGOPITE, POLYISOBUTENE, POLYETHYLENE, OZOKERITE, ACRYLATES/STEARYL ACRYLATE/DIMETHICONE METHACRYLATE COPOLYMER, SILICA, DISTEARDIMONIUM HECTORITE, ISOBUTYL STEARATE, PROPYLENE CARBONATE, PENTAERYTHRITYL TETRA-DI-T-BUTYL HYDROXYHYDROCINNAMATE, [+/- (MAY CONTAIN): RED 6 (CI 15850), RED 7 LAKE (CI 15850), RED 28 (CI 45410), IRON OXIDES (CI 77491, CI 77492, CI 77499), TITANIUM DIOXIDE (CI 77891)].
Aktualisht nuk ka vlerësime nga përdoruesit.
Bëhuni i pari që jepni një vlerësim!Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!