2 g/0.07 US OZ

Një zbutës për buzët i cili mundëson një ndjesi të menjëhershme të hidratimit intensiv, që në aplikimin e parë. Ky produkt ushqen dhe hidraton buzët duke mundësuar një pëfundim të butë dhe të lëmuar, si dhe njëkohësisht duke theksuar ngjyrën natyrale të buzëve. Ofron një përfundim me shkëlqim të shëndetshëm dhe radiant. Krijon ndjesinë e rifreskimit dhe ushqyerjes.

Formula përmban 94% ingredientë me origjinë natyrale, të cilat kombinohen mrekullisht me një efekt ngjyrimi delikat.

Secila nga tonalitetet e këtij produkti, pas heqjes, mund të lënë një ngjyrim delikat dhe natyral të rozës në buzë, falë pigmenteve të cilat kanë aftësinë të adaptohen me ngjyrën natyrale të buzëve dhe të theksojnë tonalitetin e tyre natyral. Produkti vjen në një paketim në trajtë stilolapsi me klik, duke lejuar kështu aplikim të thjeshtë dhe preciz.

Me përdorim të rregullt – Volume Tinted Lip Balm – shton volumin e buzëve duke krijuar efektin e buzëve të plota.*

*Efektet janë të dukshme me përdorim të rregullt për të paktën 2 javë.

 

Vetitë :

  • Ofron ndjesi të menjëhershme hidratimi duke i lënë buzët të buta dhe të lëmuara.
  • Krijon një efekt vizual të buzëve më të plota me përdorimin e rregullt të tij
  • Përmirëson elasticitetin e lëkurës së buzëve.
  • Formulë komode e cila nuk krijon ndjesinë e ngjitjes.
  • Krijon efektin e buzëve më të plota dhe të tendosura.
  • Veti kujdesi për një efekt të butë dhe të lëmuar.
  • Mund të përdoret individualisht ose me produkte të tjera kozmetike për buzët.
  • Formulë e adaptueshme me lëkurën e buzës, për të ofruar një ngjyrim unik dhe të përsonalizuar
  • Aromë e këndshme me nota të luleshtrydhes, kremit dhe bimës së ravenit.

Ingredientë të vecantë

  • Peptide Biomimetike – hidratojnë dhe shtojnë volumin e buzëve
  • Vaji i Farës së Luleshtrydhes – efekt ushqyes
  • Estere të Gjalpit Shea – zbusin buzët dhe përmirësojnë komfortin e aplikimit
  • Vitaminë E – efekt antioksidant
  •  Ekstrakte të Kiratatikta (Swertia Chirata) – përmirësojnë elasticitetin duke krijuar një përfundim më të lëmuar dhe të tendosur.
  • Pigmente – adaptohen me ngjyrën natyrale të buzëve duke krijuar një tonalitet unik të personalizuar.

Aplikojeni drejtpërdrejt në buzë – nga pjesa e brendshme e buzës përgjatë cepave të buzëve. Riaplikojeni gjatë ditës sipas nevojës.

  1.        Konturoni buzët me një laps buzësh dhe përhapeni me majat e gishtërinjëve në mënyrë delikate për të krijuar një transicion të lehtë. Më pas aplikoni Volume Tinted Lip Balm, duke e fokusuar ngjyrimin në pjesën qendrore të buzës dhe duke e prekur lehtësisht me majat e gishtërinjëve. Kjo teknikë krijon efektin e buzëve “cloud”, një nga trendet më të preferuara të momentit.
  2.        Aplikojeni si një zbutës (balm) sa herë që të jetë e nevojshme. Me një formulë të pasur me ingredientë kujdesi, ju ndihmon në mirëmbajtjen e sipërfaqes së buzëve, duke ofruar hidratim intensiv për një përfundim vizualisht më të butë dhe të lëmuar.
  3.        Zgjidhni një laps për buzët në tonalitetet e kafes së errët (taupe), kakaos ose cokollatës së zezë dhe aplikojeni në buzë. Kombinojeni me Volume Tinted Lip Balm në një tonalitet më të celët të rozës ose kafes për të theksuar formën e buzës dhe për të krijuar një efekt delikat i cili I shton karakterin cdo grimimi apo pamje.

121 SOFT BLOOM 
Një rozë e lehtë dhe delikate me nëntone të pjeshkës dhe një përfundim natyral të ngrohtë.

122 SUNLIT PINK
Një tonalitet i rozës së ngrohtë me nëntone të ngrohta në neutrale.

123 ROSE WHISPER
Një tonalitet i rozës së kafenjtë me nëntone neutrale në të ftohta.

124 STRAWBERRY SHINE
Një tonalitet intensiv dhe i ngrohtë i të kuqes me kromatim të theksuar. Nëntone të ngrohta.

125 BLUSH NUDE
Një tonalitet i rozës së mbyllur me nëntone neutrale në të ngrohta.

126 CINNAMON NUDE
Një tonalitet i lehtë mes rozës dhe kafes me nëntone neutrale në të ftohta.

127 VELVET BURGUNDY
Një tonalitet i ftohtë i bordos me nëntone intensive dhe elegante.

128 MOCHA GLOW
Një tonalitet moka me nëntone neutrale në të ngrohta.

No customer reviews for the moment.

Be the first to write your review!

You must be logged in to post a comment.

Go to login page.

Shëno vlerësimin tënd

Lip Volume Tinted Lip Balm

Lip Volume Tinted Lip Balm

Lip Balm - Zbutës për buzët

  • Quality:

SIGN UP FOR OUR NEWSLETTER

Join over 1,000 people who get free and fresh content deliveredautomatically each time we publish.