Multi-Use Brow & Eye Pen

Një laps multifunksional 2 në 1, i cili kombinon në mënyrë të përsosur definimin preciz me  një përfundim natyral.

çmimi: 2 420 Lekë

0.5 ml/0.01 US FL OZ

Një laps multifunksional 2 në 1, i cili kombinon në mënyrë të përsosur definimin preciz me  një përfundim natyral, të rafinuar. I pajisur me një aplikator delikat dhe preciz dhe me kontroll të shkëlqyer në aplikim, është ideal si për konturimin e vetullave, për përdorim si penel, ashtu edhe për krijimin e qukave me efekt autentik dhe harmonik.

Formula e tij me pigmentim intensiv dhe performancë të avancuar lejon realizimin e vijëzimeve jashtëzakonisht të imëta dhe precize, duke ndjekur strukturën natyrale të fijeve të vetullës dhe duke theksuar formën e tyre për një rezultat të sofistikuar, pa efekt të rënduar apo artificial.

Falë formulimit të tij rezistent ndaj ujit dhe sfumimit, produkti siguron qëndrueshmëri afatgjatë gjatë gjithë ditës, duke ruajtur intensitetin dhe pastërtinë e ngjyrës. Në të njëjtën kohë, formula është e projektuar për t’u hequr lehtësisht gjatë rutinës së pastrimit të fytyrës.

Tekstura e lehtë, e cila thahet në mënyrë të menjëhershme dhe me aderencë optimale, nuk përhapet, nuk zbehet dhe mundëson ndërtimin gradual të intensitetit sipas preferencës. Nga një rezultat delikat dhe natyral për përdorim të përditshëm, deri te një efekt më intensiv, të definuar dhe elegant, ky laps përshtatet në mënyrë të përkryer me çdo stil grimi.

Vetitë : 

  • Produkt multifunksional 2 në 1: laps preciz për stilimin e vetullave dhe penel.
  • Ideal për krijimin e fijeve me pamje natyrale të vetullës.
  • Ndihmon në mbushjen e zonave me dendësi të reduktuar të vetullave.
  • Mundëson formësimin dhe definimin e konturit të vetullës.
  • Thekson dhe harmonizon ngjyrën natyrale të vetullës.
  • Lejon ndërtimin gradual të intensitetit të ngjyrës sipas preferencës.
  • Formulë e cila thahet lehtësisht dhe siguron fiksim afatgjatë.
  • Nuk krijon efekt të rënduar apo të grumbulluar në vetulla.
  • Rezistente ndaj transferimit dhe sfumimit për një qëndrueshmëri optimale.
  • Formulë rezistente ndaj ujit.
  • Kombinohet në mënyrë të përkryer me produktet e tjera për stilimin e vetullave.
  • Hiqet lehtësisht gjatë procesit të pastrimit të grimit.

Rezultatet e Testeve të Aplikimit

  • 100%* e pjesëmarrësve konfirmuan krijimin e efektit të një vetulle me pamje natyrale.
  • 100%* e pjesëmarrësve konfirmuan qëndrueshmërinë gjatë gjithë ditës të produktit.
  • 95%* e pjesëmarrësve konfirmuan gamën gjithëpërfshirëse të tonaliteteve.
  • 95%* e pjesëmarrësve konfirmuan prakticitet gjatë stilimit të vetullës.

*Bazuar në një test të mbajtur një një grup me 20 pjesëmarrës pas 3 javësh përdorimi të rregullt të produktit.

Tundeni lehtë produktin përpara çdo përdorimi. Aplikojeni në vetulla të pastruara dhe plotësisht të thata, duke filluar nga pjesa e brendshme e vetullës. Me lëvizje të lehta dhe të kontrolluara, krijoni vijëzime të holla që imitojnë fijet natyrale të vetullës, duke mbushur zonat me dendësi të reduktuar dhe duke formësuar vetullën sipas rezultatit të dëshiruar.

Për një pamje sa më natyrale dhe harmonike, zgjidhni tonalitetin që i përshtatet më së miri ngjyrës natyrale të vetullave tuaja.

WATER/AQUA, BUTYLENE GLYCOL, ACRYLATES/ETHYLHEXYL ACRYLATE COPOLYMER, CHARCOAL POWDER, PENTYLENE GLYCOL, SODIUM DEHYDROACETATE, AMMONIUM ACRYLATES COPOLYMER, CAPRYLYL GLYCOL, BENTONITE, PVP, SODIUM CITRATE, PHYTIC ACID, SODIUM HYDROXIDE, SILICA, CITRIC ACID, +/- [(MAY CONTAIN): IRON OXIDES (CI 77491, CI 77492, CI 77499)].

  • Për një rezultat sa më natyral, krijoni vijëzime të holla dhe precize që imitojnë fijet e vetullës, duke ndjekur drejtimin natyral të rritjes së tyre.

  • Përdorni aplikatorin preciz për krijimin e qukave me pamje natyrale. Për një përfundim edhe më autentik, tampononi lehtë me majat e gishtërinjëve mbi qukat e sapokrijuara përpara se formula të fiksohet plotësisht.

  • Produkti mund të përdoret gjithashtu si penel. Aplikojeni përgjatë vijës së qerpikëve, duke ndërtuar gradualisht formën dhe intensitetin e vijës, nga një rezultat delikat deri në një pamje më të definuar.

Light Brown 01 (Kafe e Lehtë)

Një tonalitet i lehtë neutral me nëntone të ftohta kafe. Rekomandohet për personat me flokë të çelët, tipare të buta dhe lëkurë të hapur, si edhe për ata që preferojnë një rezultat sa më natyral dhe delikat, pa nëntone të ngrohta apo të kuqërremta.

Dark Brown 02 (Kafe e Errët)

Një tonalitet i errët dhe i pasur i kafes neutrale. I përshtatshëm për personat me flokë të errët ose për ata që dëshirojnë një definim më të theksuar të vetullave, duke ruajtur një përfundim natyral dhe harmonik.

Cool Brown 03 (Kafe e Ftohtë)

Një tonalitet mesatar i kafes me nëntone të ftohta gri. Ideal për personat me nëntone të ftohta të lëkurës dhe flokë biondë të errët ose kafe mesatare. Ofron një rezultat të balancuar dhe natyral, duke mundësuar krijimin e vijëzimeve të holla dhe precize që imitojnë fijet natyrale të vetullës.

  • Për shkak të formulës likuide, produkti mund të rrjedhë nëse tundet me forcë, bie, goditet ose i nënshtrohet përplasjeve, duke shkaktuar njollosjen e kapakut ose të veshjeve.

  • Nëse formula nuk shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme ose pigmenti nuk aplikohet në mënyrë uniforme (veçanërisht gjatë përdorimit të parë), mbajeni produktin me aplikatorin të drejtuar poshtë në pozicion vertikal dhe testojeni fillimisht në pjesën e sipërme të dorës.

  • Ruajeni gjithmonë në pozicion horizontal për të siguruar shpërndarjen optimale të formulës dhe për të parandaluar tharjen e aplikatorit.

  • Sigurohuni që kapaku të jetë mbyllur plotësisht pas çdo përdorimi, për të ruajtur performancën dhe jetëgjatësinë e produktit.

  • Nëse aplikatori grumbullon sasi të tepërt formule, pastrojeni butësisht me një pecetë të lagur pa ushtruar presion të tepërt.

Aktualisht nuk ka vlerësime nga përdoruesit.

Bëhuni i pari që jepni një vlerësim!

You must be logged in to post a comment.

Go to login page.

Shëno vlerësimin tënd

Multi-Use Brow & Eye Pen

Multi-Use Brow & Eye Pen

Një laps multifunksional 2 në 1, i cili kombinon në mënyrë të përsosur definimin preciz me  një përfundim natyral.

  • Quality:

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!