Cream Stick Blush

blush kremoz në formë stick

çmimi: 2 660 Lekë

Zbuloni Cream Stick Blush dhe krijoni një pamje natyrale!

Ky produkt multifunksional mund të përdoret si blush, si dhe njëkohësisht për sytë, duke ofruar gjithëpërfshirje dhe prakticitet në një produkt. I dizenjuar për lehtësi në përdorim, siguron një formulë të butë kremoze me një përfundim radiant dhe afatgjatë. Formula kremoze, aplikohet nëpërmjet furcës ose sfungjerit, duke mundësuar një konturim komod të fytyrës. Një produkt esencial për grimin e përditshëm, i cili e bën lëkurën të duket e mëndafshtë dhe natyrale, pa krijuar shenja apo njolla. E pasur me ingredientë kujdesi si: vaji i kokosit, vitamina E dhe vaji i bërthamës së mollës alpine, formula e këtij produkti mundëson mbrojtje kundrejt dehidratimit të lëkurës. Cream Stick Blush përhapet në mënyrë perfekte në lëkurë si dhe me produktet e tjera, duke i dhënë lëkurës një aparencë të shëndetshme dhe radiante. Paketimi praktik e bën një produkt të përkryer për rregullime të shpejta gjatë ditës. Koleksioni përfshin 4 tonalitete të zgjedhura me kujdes për tu përshtatur me cdo tipologji dhe tonalitet lëkure.

Kompletojeni të gjithë grimin duke përdour, Cream Stick Bronzer dhe Cream Stick Highlighter, të cilët e komplimentojnë grimin në mënyrë perfekte duke theksuar bukurinë tuaj natyrale.

Karakteristika të Vecanta:

  • Multifunksional: Mund të përdoren si blush për mollëzat dhe për sytë.
  • Lejon ndërtimin e intensitetit të pigmentimit.
  • Mundëson një përfundim me shkëlqim delikat duke i dhënë lëkurës një pamje të lagësht.
  • Ideal për konturimin e lagësht, duke i dhënë lëkurës një rrezatim te shëndetshëm.
  • I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës, duke përfshirë edhe lëkurat sensitive.
  • Hidraton në mënyrë të dukshme lëkurën.
  • Siguron një efekt velvet afatgjatë.
  • Mundëson efektin e mbulimit mesatar.
  • I sigurt për lëkurat atopike.

Ingredientët e Kujdesit:

  • Vaji i Bërthamës së Mollës Alpine
  • Vaji i Kokosit
  • Vitamina E

CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, MICA, POLYGLYCERYL-3 DIISOSTEARATE, C12-15 ALKYL BENZOATE, EUPHORBIA CERIFERA (CANDELILLA) WAX/CANDELILLA CERA, COCOS NUCIFERA (COCONUT) OIL, ORYZA SATIVA (RICE) BRAN OIL, VEGETABLE (OLUS) OIL, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED WAX, PYRUS MALUS (APPLE) SEED OIL, ORYZA SATIVA (RICE) BRAN WAX, RHUS SUCCEDANEA FRUIT WAX, FRAGRANCE/PARFUM, CAPRYLYL GLYCOL, PHENOXYETHANOL, HEXYLENE GLYCOL, ALUMINA, TOCOPHEROL, TRIETHOXYCAPRYLYLSILANE, VANILLIN, ASCORBYL PALMITATE, D-LIMONENE, CITRUS LIMON (LEMON) PEEL OIL, GERANIOL, [+/- (MAY CONTAIN): RED 40 LAKE (CI 16035), CARMINE (CI 75470), IRON OXIDES (CI 77491, CI 77492, CI 77499), TITANIUM DIOXIDE (CI 77891)].

Aktualisht nuk ka vlerësime nga përdoruesit.

Bëhuni i pari që jepni një vlerësim!

You must be logged in to post a comment.

Go to login page.

Shëno vlerësimin tënd

Cream Stick Blush

Cream Stick Blush

blush kremoz në formë stick

  • Quality:

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!