4.6 ml/0.15 US FL OZ

Ky korrektor me efekt tërheqës ndihmon në mbulimin e imperfeksioneve dhe njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës së zonës nën sy. Formula e lehtë mundëson një mbulim mesatar duke siguruar njëkohësisht efektin e një teksture të lëmuar dhe të njëtrajtshme, pa i theksuar rrudhat. 91% e ingredientëve të pranishëm në formulën e këtij korrektori janë me origjinë natyrale. Prania e kafeinës dhe peptideve, i mundëson lëkurës ndjesinë e rigjenerimit dhe ushqyerjes. Ky korrektor është jokomedogjenik dhe siguron një përfundim radiant dhe një aparencë të freskët.Përmban argirelinë e njohur për natyrën e veprimit si një botoks natyral duke siguruar efektin e tërheqjes dhe njërajtësimit të teksturës së lëkurës. Gjithashtu, ky korrektor ka një formulë të pasur me ingredientë kujdesi si: Trehaloza, e cila hidraton lëkurën duke siguruar njëkohësisht mbrojtje kundrejt dehidratimit, Ekstrakti i Pjeshkës, i cili posedon veti ushqyese që sigurojnë një aparencë radiante, dhe Vaji i Bërthamës së Mollës Alpine, me veti antioksidante të cilat kontribuojnë në nxitjen e rigjenerimit të lëkurës. Linja ofron një gamë të gjerë tonalitetesh me nëntone të ftohta, të ngrohta dhe neutrale, duke siguruar gjetjen e tonalitetit perfekt për këdo.

Vetitë:

  • Mbulim mesatar
  • Formulë e lehtë e përshtatshme për lëkurën delikate të zonës nën sy.
  • Njëtrajtëson vizualisht teksturën e lëkurës dhe siguron një aparencë radiante.
  • Mbulon rrathët e zinj, cngjyrimet apo hijet e errta nën sy.
  • Nuk krijon efektin e maskës.
  • Nuk copëtohet apo mblidhet.
  • Përhapet dhe punohet lehtësisht individualisht por edhe me produkte të tjera kremoze apo në formë pluhuri.
  • Nuk dehidraton zonën nën sy.
  • I përshtatshëm për të gjitha lëkurat.

Ingredientët Aktivë:

  • Kafeinë
  • Peptide
  • Tehalozë
  • Ekstrakt Pjeshke
  • Vaji i Brthamës së Mollës Alpine

WATER/AQUA, MICA, C9-12 ALKANE, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, PYRUS MALUS (APPLE) SEED OIL, HYDROGENATED ETHYLHEXYL OLIVATE, C13-15 ALKANE, TREHALOSE, GLYCERIN, POLYGLYCERYL-3 POLYRICINOLEATE, DISTEARDIMONIUM HECTORITE, CAFFEINE, MALTODEXTRIN, STEAROYL GLUTAMIC ACID, HYDROGENATED OLIVE OIL UNSAPONIFIABLES, HYDROLYZED JOJOBA ESTERS, PHENOXYETHANOL, LAUROYL LYSINE, CAPRYLYL GLYCOL, POLYHYDROXYSTEARIC ACID, PRUNUS PERSICA (PEACH) JUICE, XANTHAN GUM, HYDROXYETHYLCELLULOSE, POTASSIUM SORBATE, HEXYLENE GLYCOL, ACETYL HEXAPEPTIDE-8, [+/- (MAY CONTAIN): IRON OXIDES (CI 77491, CI 77492, CI 77499), TITANIUM DIOXIDE (CI 77891)].

Aktualisht nuk ka vlerësime nga përdoruesit.

Bëhuni i pari që jepni një vlerësim!

You must be logged in to post a comment.

Go to login page.

Shëno vlerësimin tënd

Peptide Lifting Eye Concealer

Peptide Lifting Eye Concealer

Korrektor

  • Quality:

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!