Fondatinë me faktor mbrojtës SPF50
30 ml/1 US FL OZ
INGLOT SKIN FOCUSED Care Face Foundation SPF 50 kombinon mrekullisht benefitet e kujdesit të lëkurës me mbrojtjen kundrejt diellit, duke mundësuar njëkohësisht një mbulim mesatar me përfundim iluminant. Formula inovative përmirëson mikrobiomën e lëkurës, duke ndihmuar në ruajtjen e një balance të shëndetshme. 94% e ingredientëve origjinë natyrale, e bëjnë formulën e kësaj fondatine delikate dhe të përshtatshme dhe për lëkurat sensitive. Falë ingredientëve aktivë të cilët fortësojnë barrierën lipide, ky produkt e mbron lëkurën nga dehidratimi dhe faktorët e jashtëm të rrezikshëm. Gjithashtu, fondatina ka një formulë vegane dhe posedon veti kundër ujit, duke siguruar një qendrueshmëri maksimale gjatë gjithë ditës, edhe në kushte ekstreme atmosferike. Siguron një mbrojtje kundrejt efekteve të dëmshme të rrezatimit UVA, i cili është përgjegjës për fotoplakjen dhe cngjyrimet e pigmentimit të lëkurës, si dhe UVB, të cilat shkaktojnë djegie dhe reaksione alergjike. Për më tepër posedon veti antismog. Stabilizon pH e lëkurës, balancon sekretimin e sebumit dhe redukton aparencën e poreve.
Produkti është i ambalazhuar në një paketim me vakum, ku nuk depërton ajri, gjë e cila e mbron nga oksidimi, duke siguruar një qendrueshmëri më afargjatë. Paketimi mundëzon një dozim preciz të sasisë së përdorimit të produktit dhe përdorimin deri në pikën e fundit.
Benefitet e Kujdesit të Lëkurës:
- 94% e ingredientëve me origjinë natyrale
- Ingredientë aktivë të cilët fortësojnë barrierën lipide.
- Balancim i sekretimit të sebumit.
- Formulë vegane.
Benefitet e Fondatinës:
- Mundëson një mbulim mesatar
- Njëtrajtëson dhe ndricon pamjen
- Redukton dukshmërinë e poreve
- Kundër ujit.
Ingredientë të Vecantë :
- Vaji Argani : ushqen, zbut dhe bën lëkurën më elastike
-Inulinë, Fruktozë : Një prebiotik natyral i cili ndihmon në rivendosjen e balancës së mikrobiotës të lëkurës. Ky probiotik është i bazuar në inulinën e ekstraktuar nga rrënjët e chikores dhe funksionon në mënyrë selektive për të suportuar organizmat mbrojtës në mënyrë që të ndihmojë në rindërtimin e shtresës mikrobiotike.
100% Filtra Mineralë : Filtrat mineralë përthyejnë dhe pasqyrojnë rrezet ultraviolet, si dhe absorbojnë rrezatimin.
Vaji i Farës së Lulediellit : Një emolient i cili krijon një shtresë okluzive për të parandaluar evapurimin e tepërt të ujit nga sipërfaqja e lëkurës. Zbut dhe rigjeneron epidermën.
Esteret e Hidrolizuara të Jojobës : Esteret natyrale të hidrolizuar të jojobës zgjasin qëndrueshmërinë e grimit, hidratojnë lëkurën, reduktojnë aparencën e poreve dhe neutralizojnë skuqjet. Ky është një emolient volatil, i biodegradueshëm me origjinë natyrale.
Aktualisht nuk ka vlerësime nga përdoruesit.
Bëhuni i pari që jepni një vlerësim!Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!