INGLOT ka një gamë të gjerë të paletave kozmetike cilësore për cdo rast.
Krijo paletën tënde perfekte individuale me INGLOT FREEDOM SYSTEM PALETTES
Ne ja kemi dedikuar kohën dhe përpjekjet tona plotësimit të nevojave tuaja, duke ju mundësuar dhe duke ju pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme që ju duhen për të shprehur stilin tuaj unik dhe kreativitetin që ju karakterizon. Paletat tona nga linja Freedom System janë një epitomë e kombinimit dhe personalizimit, duke ju lejuar të ideoni dhe të krijoni një koleksion produktesh kozmetike të cilat u përshtaten dhe kënaqin preferencat tuaja.
Zbuloni prakticitetin e paletave magnetike
Do tju duhet ti thoni mirupafshim cantave të grimit të rrëmujshme dhe të pa organizuara, pasi të njiheni me paletat tona magnetike. Këto paleta përmbajnë një bazë magentike, e cila e bën shumë të lehtë organizimin dhe riorganizimin e hijeve të syve, blusheve, highlighterave, kontureve, pudrave dhe të gjitha produkteve tuaja të preferuara, duke siguruar që produktet tuaja esenciale ti keni gjithmonë me vete, në majat e gishtërinjve. Nuk ka rëndësi nëse po udhëtoni apo po përgatiteni për një mbrëmje me miqtë, paletat tona magnetike ju mundësojnë gjithëpëfshirje dhe prakticitet të pakrahasueshëm.
Krijo paletën tënde ideale të hijeve të syve me Freedom System
Me linjën tonë Freedom System, fuqia për të krijuar paletën tuaj të ëndrrave, është në duart tuaja. Keni mundësinë e zgjedhjes mes një game të gjerë të hijeve të syve indivduale në shumëllojshmëri tonalitetesh, formulash, përfundimesh, dhe organizojini ato në një paletë të personalizuar që reflekton stilin tuaj unik dhe personal. Nuk ka rëndësi nëse preferoni tonalitetet neutrale apo tonalitetet e guximshme, të ndezura dhe vibrante, linja jonë Freedom System ju lejon që të kombinoni dhe përshtasni tonalitetet që zemra juaj dëshiron, duke ju siguruar që gjithmonë do të keni tonalitetet perfekte për cdo rast.
Ndërto paleten tënde personale
Nëse je një makeup artist në përpjekje për të kompozuar paletën tuaj profesionale, apo thjeshtë duke kërkuar produkte për të përmirësuar rutinën tuaj të bukurisë, paletat e linjës Freedom System, të cilat mund të rimbushen, janë zgjidhja perfekte. Zgjidhni formatin, përmasat dhe konfigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja dhe plotësojeni me produktet tuaja të preferuara të INGLOT, për të krijuar një koleksion produktesh kozmetike të personalizuara, që ju përfaqëson dhe është vecanërisht e juaja. Me mundsitë e pafundme të zgjedhjes në duart tuaja, limiti juaj i vetëm është imagjinata.
Zbuloni koleksionin tonë të paletave të linjës Freedom System dhe filloni të krijoni paletën tuaj perfekte.