Zbuloni setin më të ri të furcave! Ky set me 7 furca sintetike, i prezantuar në një cantë cilindrike të zezë është perfekt për krijimin e një grimi të plotë. Fije të buta, një mbajtëse metalike e zezë dhe pjesëza metalike gjithashtu të zeza për tu kombinuar, i dhurojnë këtij seti një pamje moderne dhe stil. E dizenjuar për aplikim të thjeshtë e njëkohëisht preciz, këto furca ju lejojnë të krijoni gjithcka ; qoftë një grim delikat ditor ashtu si edhe një grim më të guximshëm dhe intensiv mbrëmjeje. Canta cilindrike praktike jo vetëm siguron mbrojtjen e furcave, por njëkohësisht e bën këtë set perfekt për udhëtime apo përdorim të përditshëm. Do të ishte një dhuratë perfekte për të mikeshat tuaja apo një adicion i mrekullueshëm në koleksionin tuaj të produkteve kozmetike.
Seti përfshin
- Furcë e madhe me fije të buta, delikate: Perfekte për aplikimin e produkteve pluhur si ; pudrat e thata të lira apo të presuara, bronzer, apo highlighter në zonat më të mëdha si qafa dhe dekolteja.
- Furcë e butë e rrumbullakosur: Ideale për aplikimin e blush, highlighter apo bronzer. Funksionon mrekullisht mirë edhe me produktet kremoze, si dhe rekomandohet gjithashtu edhe për pudrat fiksuese për zonën nën sy.
- Furcë përhapëse konike: Ideale për përhapjen e njëtrajtshme të hijeve të syve dhe për definimin e formës së syrit. Gjithashtu e përshtatshme për përhapjen e hijeve të syve në kapakun e poshtëm të syrit.
- Furcë e dendur për hijet e syve: Perfekte për aplikimin e hijeve të syve apo aplikimin specifik, të targetuar të highlighter apo pudrës fiksuese për zonën nën sy.
- Furcë e vogël për hijet e syve: E dizenjuar posacërisht për aplikimin e hijeve të syve qoftë në kapakun e sipërm ashtu edhe të poshtëm të syrit. E përshtatshme gjithashtu edhe për produket me bazë kremoze si korrektori, blush apo bronzer kremoz dhe hije sysh kremoze.
- Furcë Spoolie ( e ngjashme me furcën e rimelit): Ideale për stilimin dhe formësimin e vetullave, apo ndarjen dhe definimin e qerpikëve.
- Furcë precize me kënd: Perfekte për aplikimin e pomadëve apo xhelit të vetullave apo penelit në trajtë xheli me precizion të lartë.