Brush Tube Makeup Set (Green)

Set furcash me fije sintetike për krijimin e një grimi të plotë. I kompozuar në një mbajtëse në formë cilindrike jeshile, praktike për tu marrë kudo me vete.

çmimi: 5 600 Lekë

Një set furcash me fije sintetike që do të lejojnë krijimin e një grimi të plotë. Një kombinim delikat i fijeve të buta, dorezave prej druri dhe ferrules jeshile, i bën furçat jo vetëm të rehatshme dhe të lehta për t'u përdorur, por edhe shumë elegante, në mbajtësen e tyre jeshile cilindrike e cila është e pajisur me dy butona anësorë për të qëndruar e mbyllur. Kompleti është i përsosur për përdorim të përditshëm, si dhe për t'u marrë në një udhëtim. Lëreni të bëhet një dhuratë e përsosur për veten ose për më të dashurit tuaj!

1. Një furçë e madhe me kënd me fije të buta si mëndafsh. E përkryer për pudër, blush ose bronzer. Kjo furcë lejon një aplikim të shpejtë dhe të lehtë të një produkteve në pjesë më të mëdha të trupit, si qafa ose dekolte.
2. Një furçë me kënd me fije të butë. E përkryer për fondatinë, krem blush ose bronzer. Lejon aplikim të saktë, me vetëm një lëvizje.
3. Një furçë e butë e rrumbullakosur për blush, highlighter, pudër dhe bronzer. Funksionon shkëlqyeshëm me tekstura kremoze, përhap në mënyrë të përsosur produkte të tilla.
4. Një furçë e vogël e rrumbullakët perfekte për hijet e syve, concealer ose pudër poshtë syve. Sfumon në mënyrë perfekte hijet e syve; e bën të lehtë nxjerrjen në pah të formës së syve.
5. Një furçë e butë petashuqe e shkëlqyer për aplikimin e hijeve të syve të ngurta, pluhur dhe kremoze. E përkryer për sfumim të kujdesshëm edhe në pjesën e poshtëme të syrit.
6. Një furçë me dy anë për sytë dhe vetullat. Në njërën anë një furcë precize me kënd lejon aplikimin shumë të detajuar të një eyeliner, ose arritjen e formës së saktë të vetullave me një xhel ose pluhur vetullash. Në krahun tjetër një furcë e cila lejon krehjen në mënyrë të përsosur të vetullave dhe qerpikëve. Mundëson dhe aplikimin e rimelit duke i ndarë qepikët në mënyrë ideale.

Aktualisht nuk ka vlerësime nga përdoruesit.

Bëhuni i pari që jepni një vlerësim!

You must be logged in to post a comment.

Go to login page.

Shëno vlerësimin tënd

Brush Tube Makeup Set (Green)

Brush Tube Makeup Set (Green)

Set furcash me fije sintetike për krijimin e një grimi të plotë. I kompozuar në një mbajtëse në formë cilindrike jeshile, praktike për tu marrë kudo me vete.

  • Quality:

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!