6g/0.21 US OZ
Pudra fiksuese INGLOT Blur Effect Loose Powder kombinon një formulë ultra të lehtë me një përfundim natyral dhe të mëndafshtë. Tekstura e lehtë e këtij produkti lejon lëkurën të marrë frymë dhe ndihet vizualisht e lehtë në lëkurë. Aplikohet lehtësisht dhe në mënyrë të njëtrajtshme, duke mos lejuar krijimin e efektit të maskës. Kjo pudër mundëson që sipërfaqja e lëkurës të duket e lëmuar, duke krijuar efektin e një lëkure të blurtë dhe me në fokus butësinë – si një filtër fotografie. Pigmentet e bluara imtësisht ndihmojnë në reduktimin e aparencës së poreve dhe imperfeksioneve për një pamje të mrekullueshme. Përshtatet për cdo tipologji lëkure, duke përfshirë edhe lëkurat sensitive. E pasur me fibra të mollës natyrale (Pyrus Malus), një ingredient me bazë bimore i cili përmirëson jo vetëm eksperiencën e aplikimit të produktit, por njëkohësisht ofron dhe përfundimin perfekt të lëkurës së lëmuar.
E disponueshme në tre nuance të përshtatshme për cdo tonalitet lëkure:
- Vanilla Blur 91 – një tonalitet neutral, i celër për lëkura me nëntone të celta deri në mesatare. Përmban 87% ingredientë me origjinë natyrale.
- Mocha Blur 92 – një tonalitet i ngrohtë i bezhës për nëntone mesatare në më të errta të lëkurës. Përmban 88% ingredientë me origjinë natyrale.
- Rose Blur 93 – një tonalitet ndricues me nuanca të rozës, i cili rekomandohet vecanërisht për lëkura mature, të zbehta dhe të lodhura. Përmban 85% ingredientë me origjinë natyrale.
Vetitë :
- Teksturë ultra e lehtë e lirë, e paperceptueshme në lëkurë.
- E lehtë për tu aplikuar dhe përhapet njëtrajtësisht.
- Krijon efektin e lëkures së bebes – një teksturë e lëmuar dhe perfekte.
- Mundëson efektin e lëkurës së blurtë me në fokus butësinë – si një filtër fotografie.
- Redukton aparencën e poreve dhe neutralizon teksurën e lëkurës.
- Redukton aparencën e linjave të imta dhe rrudhave.
- Nuk ndikon në tonalitetin e fondatinës apo korrektorit.
- Nuk krijon krisje dhe nuk grumbullohet.
- Absorbon sebumin e tepërt të lëkurës dhe redukton shkëlqimin.
- Mundëson një efekt matt që zgjat për orë të tëra.
- Njëtrajtëson tonalitetin e lëkurës pa krijuar efektin e maskës..
- Krijon një përfundim delikat dhe natyral.
- Ideale për fiksimin e grimit dhe procesin e baking.
- Ruan freskinë e grimit për orë të tëea.
- Nuk dehidraton lëkurën dhe nuk krijon efektin e lëkurës së lodhur.
Ingredientë të vecantë
- Fibra Molle (Pyrus Malus Apple Fiber) – një ingredient me bazë bimore, i cili përmirëson performancën e produktit, aplikimin dhe përfundimin.
- Vaji i Bajames së Ëmbël (Sweet Almond Oil) – hidraton lëkurën duke siguruar një pamje të lëmuar.
- Vaji i Bërthamës së Lufa Cylindrica – hidraton lëkurën duke përmirësuar elasticitetin e saj.
- Aplikoni pudrën Blur Effect Loose Powder në lëkurë për të fiksuar grimin duke krijuar një përfundim natyral dhe të lëmuar. Funksionon në mënyrë ideale me fucën Makeup Brush 1SS për një aplikim të lehtë, i cili nuk bie në sy. Për një efekt më të plotë matt përdorni furcën Makeup Brush 15BJF, për të aplikuar produktin me prekje delikate dhe më pas përhapeni pudrën në të gjithë fytyrën.
- Për prekje të lehta gjatë ditës përdorni aplikatorin e përfshirë në paketim ose aplikatorin në formë trekëndëshi Triangular Makeup Applicator. I krijuar nga një teksutrë e butë mikrofibre kadifeje, ky aplikator në formë trekëndëshi siguron aplikimin preciz të produktit në zona të vështira për tu arritur, si zona përreth hundës ose nën sy, duke neutralizuar teksturën e lëkurës dhe duke mundësuar një efekt të lëmuar dhe të njëtrajtshëm.
91, 92
MAGNESIUM POTASSIUM FLUOROSILICATE, BARIUM SULFATE, CALCIUM CARBONATE, LAUROYL LYSINE, PYRUS MALUS (APPLE) FIBER, ZINC STEARATE, DIMETHICONE, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, GLYCERIN, CAPRYLYL GLYCOL, PHENOXYETHANOL, ETHYLHEXYL PALMITATE, MAGNESIUM STEARATE, FRAGRANCE/PARFUM, HEXYLENE GLYCOL, LUFFA CYLINDRICA SEED OIL, LINALOOL, CITRONELLOL, GERANIOL, TOCOPHEROL, [+/- (MAY CONTAIN): YELLOW 5 LAKE (CI 19140), IRON OXIDES (CI 77491, CI 77492, CI 77499), MANGANESE VIOLET (CI 77742)].
93
MAGNESIUM POTASSIUM FLUOROSILICATE, CALCIUM CARBONATE, BARIUM SULFATE, LAUROYL LYSINE, ZINC STEARATE, DIMETHICONE, PYRUS MALUS (APPLE) FIBER, PRUNUS AMYGDALUS DULCIS (SWEET ALMOND) OIL, GLYCERIN, CAPRYLYL GLYCOL, MANGANESE VIOLET (CI 77742), RED 27 LAKE (CI 45410), PHENOXYETHANOL, ETHYLHEXYL PALMITATE, FRAGRANCE/PARFUM, HEXYLENE GLYCOL, MAGNESIUM STEARATE, LUFFA CYLINDRICA SEED OIL, LINALOOL, CITRONELLOL, GERANIOL, TOCOPHEROL.