Cream Stick Highlighter

Highlighter kremoz në formë stick

çmimi: 2 660 Lekë

6.2 g/0.22 US OZ

Zbuloni INGLOT Cream Stick dhe krijoni një pamje me shkëlqim natyral! Ky produkt i lehtë në përdorim mundëson një teksturë të butë, kremoze, afatgjatë dhe me një përfundim radiant. Perfekt për të ndërtuar intensitetin e shkëlqimit, ky produkt njëkohësisht thekson radiancën natyrale të lëkurës duke shtuar një shkëlqim perleshent. është një produkt multifunksional, i cili mund të aplikohet në zonat e selektuara të fytyrës dhe trupit ose të përdoret për zonën e syve. Formula kremoze mund të aplikohet me furcë ose sfungjer, duke theksuar lehtësisht tiparet, si dhe duke rezultuar në një përfundim të njëtrajtshëm të mëndafshtë, pa njolla apo shenja. Formula është gjithashtu e pasur me ingredientë kujdesi si vaji i kokosit, vitamina E dhe vaji i bërthamës së mollës alpine, ingredientë këta të cilët sigurojnë mbrojtje kundrejt dehidratimit. Highlighteri Cream Stick përhapet në mënyrë perfekte dhe me produktet e tjera të grimit. Paketimi i përshtatshëm e bën një produkt ideal për rregullime të shpejta gjatë ditës. Koleksioni përfshin dy tonalitete të zgjedhura me kujdes të cilat përshtaten përsosmërisht me tipologji dhe tonalitete të ndryshme të lëkurës.

Kompletojeni rutinën duke përdorur Cream Stick Blush dhe Cream Stick Bronzer të cilët e komplimentojnë në mënyrë perfekte grimin tuaj. Me këto produkte do të jeni në gjendje të krijoni një skuqje natyrale, një efekt delikat të puthjes diellore dhe një shkëlqim të freskët.


Karakteristika të vecanta:

  • Multifunksional : mund të përdoret si highlighter për fytyrën dhe trupin dhe njëkohësisht për zonën e syve.
  • Mundëson ndërtimin e intensitetit të shkëlqimit, në varësi të preferencave personale.
  • Mundëson një përfundim delikat, të saturuar me një shkëlqim perleshent.
  • Perfekt për konturimin e lagësht.
  • I përshtatshëm për të gjitha lëkurat duke përfshirë edhe lëkurat sensitive.
  • Mundëson një efekt velvet, afatgjatë.
  • E bën lëkurën të duket radiante.
  • Mund të aplikohet në sasi të vogla në buzë për një shkëlqim natyral.
  • Mund të aplikohet në kapakët e syve duke siguruar një shkëlqim të fresket delikat.
  • Produkt i lehtë në përdorim dhe ideal për të theksuar zona të selektuara të fytyrës.
  • Përhapet në mënyrë të përkryer me produktet e tjera.
  • I sigurt për lëkura atopike.


Ingredientët e Kujdesit:

  • Vaji i Bërthamës së Mollës Alpine
  • Vaji i Kokosit
  • Vitamina E

CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, MICA, POLYGLYCERYL-3 DIISOSTEARATE, C12-15 ALKYL BENZOATE, EUPHORBIA CERIFERA (CANDELILLA) WAX/CANDELILLA CERA, COCOS NUCIFERA (COCONUT) OIL, ORYZA SATIVA (RICE) BRAN OIL, VEGETABLE (OLUS) OIL, HELIANTHUS ANNUUS (SUNFLOWER) SEED WAX, PYRUS MALUS (APPLE) SEED OIL, ORYZA SATIVA (RICE) BRAN WAX, RHUS SUCCEDANEA FRUIT WAX, FRAGRANCE/PARFUM, CAPRYLYL GLYCOL, PHENOXYETHANOL, TRIETHOXYCAPRYLYLSILANE, HEXYLENE GLYCOL, TOCOPHEROL, VANILLIN, ASCORBYL PALMITATE, D-LIMONENE, CITRUS LIMON (LEMON) PEEL OIL, GERANIOL, [+/- (MAY CONTAIN): IRON OXIDE (CI 77491), TITANIUM DIOXIDE (CI 77891)].

Aktualisht nuk ka vlerësime nga përdoruesit.

Bëhuni i pari që jepni një vlerësim!

You must be logged in to post a comment.

Go to login page.

Shëno vlerësimin tënd

Cream Stick Highlighter

Cream Stick Highlighter

Highlighter kremoz në formë stick

  • Quality:

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!