6.2 g/0.22 US OZ
Zbuloni INGLOT Cream Stick dhe krijoni një pamje me shkëlqim natyral! Ky produkt i lehtë në përdorim mundëson një teksturë të butë, kremoze, afatgjatë dhe me një përfundim radiant. Perfekt për të ndërtuar intensitetin e shkëlqimit, ky produkt njëkohësisht thekson radiancën natyrale të lëkurës duke shtuar një shkëlqim perleshent. është një produkt multifunksional, i cili mund të aplikohet në zonat e selektuara të fytyrës dhe trupit ose të përdoret për zonën e syve. Formula kremoze mund të aplikohet me furcë ose sfungjer, duke theksuar lehtësisht tiparet, si dhe duke rezultuar në një përfundim të njëtrajtshëm të mëndafshtë, pa njolla apo shenja. Formula është gjithashtu e pasur me ingredientë kujdesi si vaji i kokosit, vitamina E dhe vaji i bërthamës së mollës alpine, ingredientë këta të cilët sigurojnë mbrojtje kundrejt dehidratimit. Highlighteri Cream Stick përhapet në mënyrë perfekte dhe me produktet e tjera të grimit. Paketimi i përshtatshëm e bën një produkt ideal për rregullime të shpejta gjatë ditës. Koleksioni përfshin dy tonalitete të zgjedhura me kujdes të cilat përshtaten përsosmërisht me tipologji dhe tonalitete të ndryshme të lëkurës.
Kompletojeni rutinën duke përdorur Cream Stick Blush dhe Cream Stick Bronzer të cilët e komplimentojnë në mënyrë perfekte grimin tuaj. Me këto produkte do të jeni në gjendje të krijoni një skuqje natyrale, një efekt delikat të puthjes diellore dhe një shkëlqim të freskët.
Karakteristika të vecanta:
Ingredientët e Kujdesit:
Aktualisht nuk ka vlerësime nga përdoruesit.
Bëhuni i pari që jepni një vlerësim!
Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!