Heqës grimi me një formulë të butë e cila ruan hidratimin dhe kujdeset për lëkurën.
Heqësi i grimit Skin Ready Makeup Remover është një element i besueshëm ku mund të mbështeteni pa e menduar dy herë për kujdesin e përditshëm dhe gjithëpërfshirës së lëkurës tuaj, i cili do ju ndihmojë për të ruajtur një pamje radiante dhe të shëndetshme. Formula e zgjedhur me kujdes është krijuar duke pasur parasysh lëkurën tuaj - ofron një pastrim delikat dhe efektiv pa e irrituar, tharë apo pa krijuar efektin e lëkurës së fortë dhe të tensionuar.
Skin Ready bën një punë ekselente dhe largon në mënyrë efektive grimin nga fytyra, sytë dhe buzët. Formula delikate ju mundëson qe ta largoni lehtësisht grimin nga fytyra pa irrituar lëkurën. Vepron si një magnet dhe përthith papastërtitë dhe sebumin e tepërt duke e lënë lëkurën të pastër dhe të rifreskuar. Përvec kësaj, nuk bllokon poret dhe ka një efekt detoksifikues, duke mundësuar rivendosjen e balancës natyrale të lëkurave të kombinuara. Ingredientët hidratues dhe relaksues të pranishëm në formukë mundësojnë qetësimin e skuqjeve dhe irritimit të lëkurës. Aroma e këndshme e bën heqjen e përditshme të grimit me Skin Ready një kënaqësi. Heqësi i grimit Skin Ready Makeup Remover nuk është vetëm një mënyrë për të pastruar grimin në mënyrë efektive dhe njëkohesisht i bashkangjitet kujdesit gjithëpërshirës të lëkurës. Rikthen ndjesinë e komfortit në lëkurë dhe shton shkëlqimin e lëkurës.
Mënyra e aplikimit:
- Lagni një pambuk për heqjen e grimit me një sasi të vogël likuidi dhe pastroni zonën e fytyrës syve dhe buzëve. Më pas lani fytyrën dhe aplikoni produktet e tjera të kujdesit të lëkurës.
Karakteristikat:
- Heq lehtësisht dhe butësisht grimin e fytyrës, syve dhe buzëve.
- Pastron lëkurën dhe nuk krijon ndjesinë e tensionit në lëkurë.
- Pastron në mënyrë efektive të gjitha papastërtitë dhe sebumin e tepërt.
- SIguron një efekt hidratues dhe rifreskues.
- Përgatit lëkurën për hapat e mëtejshëm të kujdesit të lëkurës.
- Ka një aromë të lehtë, të kendshme dhe delikate.
- I thjeshtë në aplikim.
- Efikas.
Ingredientet e kujdesit:
- Uji i detit
- Alga Blu
- Ekstrakt i gjethes së cajit jeshil
- Ekstrakt i kamelias
Aplikimi:
- Lagni një pambuk për heqjen e grimit me një sasi të vogël likuidi dhe pastroni zonën e fytyrës syve dhe buzëve. Më pas lani fytyrën dhe aplikoni produktet e tjera të kujdesit të lëkurës.
AQUA/WATER, GLYCERIN, PROPYLENE GLYCOL, 1,2-HEXANEDIOL, MARIS AQUA/ MARIS AQUA (SEA WATER), HYDROLYZED ALGAE EXTRACT/ HYDROLYZED ALGAE (BLUE ALGAE) EXTRACT, CAMELLIA SINENSIS LEAF EXTRACT/ CAMELLIA SINENSIS (GREEN TEA) LEAF EXTRACT, SODIUM COCOAMPHOACETATE, POLOXAMER 184, CETRIMONIUM BROMIDE, CITRIC ACID.
Aktualisht nuk ka vlerësime nga përdoruesit.
Bëhuni i pari që jepni një vlerësim!
Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!