Formula inovative e cila përmirëson mikrobiomën e lëkurës : Zuloni INGLOT Skin Focused Care Foundation SPF50.
Fondatina më e re Skin Focused Care Foundation SPF50 është një produkt inovativ i cili kombinon elementët e kujdesit të lëkurës me mbrojtjen kundër diellit, duke i dhënë lëkurës një pamje të shëndetshme dhe radiante. Kjo fondatinë unike siguron një mbulim mesatar duke krijuar efektin e lëkurës radiante, duke e bërë kështu lëkurën të duket natyrale dhe me shkëlqim.
Me një formulë inovative kjo fondatinë siguron përmirësimin e mikrobiomës së lëkurës, duke mundësuar ruajtjen e balancës së një lëkure të shëndetshme. Do të ishte fondatina ideale për të gjithë ata që janë të dashuruar pas një lëkure të shëndetshme dhe radiante. Për më tepër, më e rëndësishmja është që 98% të përbërësve së kësaj fondatine janë ingredientë me origjinë natyrale, gjë që e bën këtë produkt të sigurt dhe delikat edhe për lëkurat sensitive.
Fondatina Skin Focused Care Foundation SPF50 sigron mbrotjen e lëkurës nga dehidratimi dhe nga influenca e dëmshme të faktorëve të jashtëm mjedisorë, dhe e gjitha kjo falë ingredientëve aktivë të cilët fortësojnë barrierën lipide të lëkurës. Me një formulë vegane dhe rezistente ndaj ujit të jeni të sigurt se kjo fondatinë do të sigurojë qëndrueshmëri afatgjatë përgjatë ditës.
Mbrojtja e lartë kundrejt rrezatimit UVA dhe UVB që kjo fondatinë siguron, parandalon fotoplakjen, ndryshimet e pigmentimit dhe djegien nga dielli. Për më tepër fondatina posedon veti antismong, të cilat ndihmojnë në stabilizimin e pH të lëkurës dhe kontrollin e sekretimit të sebumit, gjë e cila redukton vizualisht poret.
Fondatina INGLOT Skin Focused Care Face Foundation është e paketuar në mënyrë inovative në një paketim pa ajër, që mundëson mbrojtjen e produktit nga kontaminimi dhe oksidimi, duke siguruar qëndrueshmëri dhe freski më të lartë. Paketimi gjithashtu ndihmon në dozimin preciz të sasisë së fondatinës që duhet përdour, duke minimizuar kështu humbjen e produktit dhe duke siguruar aplikim të tij deri në pikën e fundit.
Kjo fondatine mundëson një efekt afatgjatë të lëkurës së lëmuar dhe radiante. Më një teksturë kremoze të butë, e cila është shumë e lehtë në aplikim, kjo fondatinë e krijon një ndjesi butësie të lëmuar. Është e përshtatshme për të gjitha tipologjitë e lëkurës duke përfshirë edhe lëkurat sensitive. Fondatina INGLOT Skin Focused Care Foundation nuk copëtohet apo grumbullohet në rrudhat e imta të lëkurës. Mbulon në mënyrë të përsosur imperfeksionet e lëkurës, nuk thekson rrudhat dhe përhapet lehtësisht në lëkurë duke krijuar një effekt natyral të lëmuar.
Formula e kësaj fondatine përmban ingredientë kujdesi si; vaji i arganit, i cili ushqen lëkurën duke e bërë më elastike dhe të butë. Inulinë dhe fruktozë si prebiotikë natyral, të cilët kontribuojnë në restaurimin e balances së mikrobiomës së lëkurës. 100% filtra mileralë të cilët përthyejnë dhe pasqyrojnë rrezet ultra violet, duke absorbuar njëkohësisht rrezatimin. Vaji i farës së lulediellit i cili krijon një shtresë okluzive mbi lëkurë për të siguruar mbrojtjen nga dehidratimi i lëkurës duke parandaluar avullimin e ujit nga sipërfaqja e lëkurës, ndërkohë që nga ana tjetër, esteret e hidrolizuara të vajit jojoba zgjasin qëndrueshmërinë e fondatinës, hidratojnë lëkurën dhe reduktojnë aparencën e skuqjeve dhe poreve.
Për të zgjatur akoma më tepër qëndrueshmërinë e grimit tuaj, aplikoni një primer i cili i përshtatet më së miri karakteristikave të tipologjisë së lëkures suaj : (Smoothing Under Makeup Base) me efekt njëtrajtësues për teksturë të jo të rregullt, (Corrective Primer – green / yellow) tonifikuese për balancimin e tonalitetit të lëurës, (Mattifying Under Makeup Base) matifikuese për lëkurë të yndyrshme. Për të siguruar një mbulim të njëtrajtshëm përdorni një aplikator, i cili mund të jetë në formën e një sfungjeri të lagur për të unifikuar tonalitetin e lëkurës pa lënë shenja apo vija duke e bërë lëkurën të duket natyrale. Nëse dëshironi mbulim më të plotë përdorni furcën 58S ose 59S. Për të fiksuar fondatinën përdorni pudrën e thatë Perfect Finish Loose Powder ose Mattifying Loose Powder nëse jeni në lëvizje dhe lëkura juaj ka tendencën të yndryroset gjatë ditës. Pudra e thatë do të sigurohet që fondatina të qëndrojë gjatë gjithë ditës pa u fshirë. Së fundmi përdorni një fiksues grimi sprucues (Makeup Fixer) në mënyrë që ta vendosni grimin në vend dhe qëndrueshmëria e tij të zgjasë deri në 16 orë, duke e lënë lëkurën e butë dhe radiante.
Fondatina INGLOT Skin Focused Care Foundation është një produkt inovativ i cili siguron mbrojtje ndaj efekteve të dëmshme të rrezatimit UVA dhe UVB, posedon veti antismog, stabilizon pH e lëkurës, kontrollon nivelet e sekretimit të sebumit dhe redukton vizualisht aparencën e poreve. Formula vegane e kësaj fondatine mundëson mbulim mesatar ndërkohë që vetitë e saj kundër ujit garantojnë qëndrueshmëri afatgjatë. Me këtë fondatinë lëkura juaj do të duket e shëndetshme dhe radiante cdo ditë.