Krijoni paletën tuaj individuale me INGLOT Freedom System
Keni ëndërruar ndonjëherë për të pasur mundësinë e kompozimit të paletës suaj individuale? Me tonalitetet dhe produktet tuaja të preferuara? Ëndrra juaj sapo u realizua. Është linja Freedom System ajo e cila ju mundëson kompozimin e paletës suaj individuale për fytyrën, sytë apo buzët. Për cfarë qëndron Freedom System? Freedom System nga vetë emri “zgjedhje e lirë” qëndron për krijimin apo kompozimin e paletave individuale, ku ju mund të përfshini sa produkte të dëshironi dhe cfarë produkesh të dëshironi. Linja Freedom System konsiston në paleta magnetike të përmasave të ndryshme, në të cilat produktet qe dëshironi të përfshini i zgjidhni ju, por dhe mund të zëvendësohen ose rimbushen. Ju mund të krijoni një set kozmetik që i përshtatet nevojave tuaja individuale duke përzgjedhur nga gama e gjerë e tonaliteteve të produkteve si: hije sysh, pudra, blushe, bronzer, highlighter apo buzëkuqë.
NJË SET I PERSONALIZUAR SIPAS PREFERENCAVE
Linja Freedom System përfshin produkte për fytyrën sytë dhe buzët, të cilat mund të jenë: hije sysh, hije vetullash, pudra të presuara për fiksimin e fondatinës, blush, bronzer, highlighter (në formë pluhuri apo kremoze) dhe buzëkuqë (matt apo me shkëlqim) , duke mundësuar shumëllojshmëri zgjedhjesh. Produktet pluhur dhe hijet e syve përhapen në mënyrë të përsosur duke siguruar një përfundim të mëndafshtë, ndërkohë që formulat e këndshme të produkteve kremoze, nga ana tjetër, mundësojnë përhapje të njëtrajtshëm dhe përfundim radiant dhe të freskët. Formulat e buzëkuqëve të buta, të lëhta dhe të qëndrueshme, gjithashtu, sigurohen që buzët tuaja të qëndrojnë të bukura dhe të buta.
NDRYSHONI TONALITETET DHE PRODUKTET NË CDO KOHË
Paletat magnetike lejojnë ndërrimin e tonaliteteve dhe produkteve në cdo moment. Paletë magnetike do të thotë që ju mundeni shumë shpejt dhe thjeshtë të riorganizoni kombinimet tuaj, duke zëvendësuar produktet me njëra tjetrën apo duke shtuar më shumë ngjyra.
TË SISTEMUARA DHE TË MBROJTURA
Paletat funksionale dhe praktike i mbrojnë dhe sigurojnë produktet nga dëmtimet mekanike. Duke qënë se janë magnetike, këto paleta mund të kombinohen në module vertikale, duke kursyer hapsirë dhe duke siguruar lehtësi në përdorim.
MERR SETIN TËND TË PREFERUAR KUDO ME VETE
Paletat Freedom System janë të disponueshme në një shumëllojshmëri përmasash, nga variantet e paletave teke, te variantet mesatare, të cilat janë ideale për udhëtime, deri tek variantet më të mëdha për makeup artistët. Një paletë, shumëllojshmëri mundësish dhe zgjedhjesh. Duke mësuar më shumë për Freedom System do të mundeni të krijoni setin tuaj unik të bukurisë.