FREEDOM SYSTEM 40 YEARS OF CELEBRATING YOUR BEAUTY 02 Face Makeup Palette

Paletë për sytë dhe fytyrën.

çmimi: 4 500 Lekë

FREEDOM SYSTEM 40 YEARS OF CELEBRATING YOUR BEAUTY 01
face makeup palette

Një paletë unike magnetike e dizenjuar nga linja ikonike Freedom System, e cila përmban 4 hije sysh në tonalitetet e bezhës dhe kafes dhe një blush klasik. Tonalitetet dhe formula që harmonizohen në mënyrë perfekte më njëra tjetrën e bëjnë këtë paletë një partnere grimi të pazëvendësueshme. Një grim i lehtë i përditshëm, një grim pak më ekstravagant mbrëmjeje, apo ndoshta një grim i freskët dhe radiant? Luani me ngjyrat dhe krijoni grime që përshtaten në mënyrë ideale në cdo rast!

Një pamje e mahnitshme e theksuar në mënyrë natyrale

Tonaliteti matt dhe natyral i bezhës është një bazë petfekte dhe njëtrajtëson lehtësisht ngjyrën e kapakut të syve. Ndërsa tonaliteti i kafes së errët do ju ndihmojë për të theksuar dhe për ti dhënë formë më të tërhequr syve.

Tonaliteti i mrekullueshëm i bezhes së ngrohtë plot me grimca shkëlqyese është ideal për krijimin e një efekti vezullues dhe për të theksuar cepin e brendshëm të syrit.

Tonaliteti i bronzit metalik me grimca shkëlqyese të florinjta i shton ngrohtësi dhe radiancë grimit. Të gjitha tonalitetet e përfshira komplimentojnë njëra tjetrën në mënyrë perfekte dhe formulat e buta përhapen lehtësisht, duke mundësuar krijimin e një grimi klasik dite ose më të theksuar dhe mbresëlënës mbrëmjeje me një paletë të vetme.

Mollëza të kuqe radiante

Ky blush në një tonalitet të ngrohtë të përshtatshëm për këdo, do ju mundësojë një pamje të shëndetshme dhe të qetë. Tonaliteti i rozës radiante të saturuar dhe foëmula e mëndafshtë në formë pudër përshtatet në mënyrë ideale me lëkurën duke i mundësuar një skuqje të lehtë dhe duke theksuar bukurinë tuaj natyrale. Është shumë e thjeshtë në aplikim dhe përhapet lehtë duke ju mundësuar ta vendosni ju intensitetin e pigmentimit që dëshironi të krijoni. Përhapet butësisht në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë fytyrën pa krijuar njolla. I jep lëkurës një prekje të lehtë të ngjyrës, duke mbajtur të balancuar natyralitetin dhe theksimit të tepërt të ngjyrës.

Aktualisht nuk ka vlerësime nga përdoruesit.

Bëhuni i pari që jepni një vlerësim!

You must be logged in to post a comment.

Go to login page.

Shëno vlerësimin tënd

FREEDOM SYSTEM 40 YEARS OF CELEBRATING YOUR BEAUTY 02 Face Makeup Palette

FREEDOM SYSTEM 40 YEARS OF CELEBRATING YOUR BEAUTY 02 Face Makeup Palette

Paletë për sytë dhe fytyrën.

  • Quality:

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!