Brush Set in Case CHOCOLATE

çmimi: 7 280 Lekë 8 900 Lekë

Një set prej 10 furcash grimi që ju mundëson aplikimin e plotë të të gjitha produkteve duke mundësuar kështu krijimin e një pamjeje të plotë. Një kombinim perfekt mes fijeve të buta sintetike, dorezës së kafenjtë dhe ferrules me shkëlqimin gold, jo vetëm e bëjnë këtë set të duket kaq bukur dhe elegant, por gjithashtu sigurojnë një aplikim të rehatshëm dhe të lehtë, pa qënë e nevojshme të mundoheni. E përkryer për përdorimin individual, dhe shumë komode për tu marrë kudo me vete gjatë udhëtimeve. Sigurisht mund të kthehet në dhuratën më të bukur për të gjithë adhuruesit e grimit. 

Seti përmban:

1. Një furcë të plotë rrumbullake, e cila mund të përdorur pudrën fiksuese ose për aplikimin e blush-eve pluhur. Mundëson një aplikim të thjeshtë dhe preciz  të bronzer dhe highlighter për pjesën e dekoltesë.

2. Një furcë me kënd e cila mundëson një aplikim perfekt të fondatinës apo dhe të bronzerit dhe blushit kremoz, me një lëvizje të vetme thumbuese. E shkëlqyer për konturim, vecanërisht për produktet kremoze.

3. Një furçë e rrumbullakosur për aplikimin e blush, bronzer ose highlighter. Munëson një aplikim preciz dhe është perfekte për sfumimin e produkteve. 

4. Një furçë e rrumbullakosur për aplikimin e hijeve të syve si dhe pudrës fiksuese për pjesën poshtë syve. Është gjithashtu perfekt për përzierje.

5. Një furçë me kënd për aplikimin e concealer dhe fondatinës. E shkëlqyeshme për highlighter dhe bronzer kremoz. Siguron një sfumim preciz dhe të njëtrajtshëm për të gjitha produktet kremoze. Është ideale për aplikimin e fondatinës në mënyrë më të detajuar, p.sh. rreth hundës.

6. Një furçë e sheshtë për highlighter. Do të funksionojë në mënyrë perfekte edhe për zhvendojen e pudrës fiksuese në zonën poshtë syve. E shkëlqyeshme për aplikimin e highlighter mbi hundë dhe buzë.

7. Një furçë si për hijet e syve pluhur të presuara gjithashtu edhe për ato kremoze. E shkëlqyeshme për sfumimin e hijeve të syve dhe lapsave si në kapakun e sipërm ashtu edhe në atë të poshtëm.

8. Një furçë e vogël e rrumbullakët për sfumimin dhe aplikimin e hijeve të syve në kapakun e sipërm dhe të poshtëm. Fijet e buta të dendura të furcës mundësojnë aplikimin e produkteve tuaja të preferuara në këndin e brendshëm të syrit dhe mbi kapakun e syrit. Bëni më të lehtë formësimin e syve.

9. Një furçë precize me kënd perfekte për aplikimin e produkteve të vetullave si pluhur të presuara dhe atyre xhel. Fijet me kënd të kësaj furce, të dendura por delikate ndihmojnë gjithashtu për të theksuar kapakun e poshtëm të syrit por edhe për krijimin e një peneli preciz puhur, ose për mbushjen e pjesës së poshtme të syrit.

10. Një furçë për aplikimin sa më preciz të eyeliner xhel, hijeve të presuara dhe pluhur, për produktet kremoze që kërkojnë një saktësi të madhe si dhe për nxjerrjen në pah të këndit të brendshëm të syrit. Kjo furçë rekomandohet gjithashtu për grimin e detajuar.

Aktualisht nuk ka vlerësime nga përdoruesit.

Bëhuni i pari që jepni një vlerësim!

You must be logged in to post a comment.

Go to login page.

Shëno vlerësimin tënd

Brush Set in Case CHOCOLATE

Brush Set in Case CHOCOLATE

  • Quality:

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!