ONE MOVE LIQUID EYELINER - JUST ONE MOVE AND THAT'S IT!

Share This Post :

Shpehja e vetvetes nëpërmjet makeupit nuk ka qënë kurrë e thjeshtë. Jini vetvetja dhe krijoni pamje të paharrueshme apo frymezohuni nga trendet e fundit të modës vjeshtë/dimër 2020. Pasuroni sytë tuaj me një vijëzim të zi dhe jepini vështrimit tuaj një theksim të fortë!

A mundeni ju të bëni një vijë perfekte me një lëvizje? Tani nuk është më e nevojshme! One Move Liquid Eyeliner do ta bëjë për ju.

Trendi i fundit për sezonin në vazhdim? Ne kemi përgatitur një listë të të preferuarve tonë drejtpërdrejt nga sfilatat: shkëlqim natyral, vijëzim kreativ, vija të guximshme të cepave të jashtëm ose linja abstrakte për të bërë kontrast me modelet minimaliste, përmendim vetëm disa.

 

Peneli perfekt për aplikim të lehtë dhe të shpejtë? One Move Liquid Eyeliner. Është fleksibël dhe maja e hollë lejon lëvizje nga çdo anë për të krijuar vijën e dëshiruar, nuk ka rëndësi nëse ju e filloni nga cepi i jashtëm apo i brëndshëm i syrit. Ngjyra e zezë e theksuar dhe përbërësit waterproof garantojnë pamje perfekte që zgjat për orë te tëra. Produkti është vegan dhe i përshtatshëm për sy të ndjeshëm.

 

Si ta aplikoni? Vendosni në kapak të syrit një shtresë të hollë Eyeshadow Keeper, prisni disa sekonda përpara se të filloni të vendosni produktet tuaja të preferuara si hijet e syve apo pluhurat e ndryshëm. Do të zgjasë qëndrueshmërinë e makeupit duke përfshirë edhe penelin.

 

Nëse kapakët e syve tuaj janë të tërhequr më tepër së të rrumbullakët, si bajame, kënaquni me modele të larmishme ose eksperimentoni me zgjatime të ndryshme. Mund të jeni të sigurt që pamja finale do t’i habisë të gjithë.

Nëse sytë tuaj janë rrethorë, përdore penelin për të tërhequr formën e tyre. Krijoni një vijë të theksuar në cepin e jashtëm të syrit dhe një vijë të drejtë e të hollë në cepin e brendshëm.

 

Për ti bërë sytë tuaj të duken më të mëdhenj mos bëni penel të trashë. Një vijë e hollë në kapak të syrit është gjithçka keni nevojë.

Për ta bërë më të lehtë aplikimin, trajtoje vijën si një zgjatim të vijës së kapakut të poshtëm të syrit. Duket bukur me çdo lloj forme syri edhe me ato me kapuç. Nëse ju keni kapak të rëne dhe keni tendece të anashkaloni penelin për këtë arsye, ne duhet t’ju bëjmë me dije që One Move Liquid Eyeliner është dizenjuar eknas për ju. Avatazhet? Aplikim i lehtë për të theksuar bukurinë tuaj dhe për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ndërsa krijoni një vijëzim, vendoseni produktin poshtë vijës së lotit. Do t’i bëjë sytë tuaj të duken më të mëdhenj duke ofruar një efekt që zgjat.

 

A po kërkoni për një produkt që nuk ju zhgënjen për të krijuar një makeup perfekt? One Move Liquid Eyeliner! Miku juaj më i mirë për të arritur vija tërheqëse që zgjasin për orë të tëra.

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!