Si të krijojmë një makeup sa më natyral këtë sezon? Hidhini një sy dhe provoni produktet tona kremoze më të fundit.

Si të krijojmë një makeup sa më natyral këtë sezon? Hidhini një sy dhe provoni produktet tona kremoze më të fundit.

Share This Post :

Një lëkurë e shndërritshme, një kontur delikat me një prekje të lehtë të blush-it sigurisht përputhen në mënyrë të përsosur me trendet aktuale. Jepini vetes një moment për të arritur krijimin e një pamjeje të shndërritshme dhe të shëndetshme vetëm me 3 produkte kremoze!
Bronzer, Blush dhe Highlighter të disponueshëm nga linja Freedom System janë dizenjuar në mënyrë të përsour për krijimin e një grimi të lagësht. Formula e tyre e butë dhe kremoze mundëson aplikimin e njëtrajtshëm të tyre duke siguruar një efekt natyral, ndërsa aromat e ëmbla të frutave do ta bëjnë më interesante ditën tuaj.
Ruajini dhe për pak më gjatë ato "Summer Vibes" dhe arrini efektin e puthjes diellore.
Fillimisht fokusohuni në njëtrajtësimin e lëkurës, duke përdorur fondatinën tuaj të preferuar. Më pas aplikoni bronzerin kremoz "Freedom System Cream Bronzer Tan Feeling", përgjatë mollëzave dhe në pjësën e sipërme të ballit. Kjo formë e konturimit do ju mundësojë krijimin e efektit të puthjes diellore. Formula e tij delikate dhe e butë do ju mundësojë një aplikim të rehatshëm, përhapet menjëherë me lehtësi dhe nuk krijon njolla. Mbi të gjitha me një formulë kundër ujit, ky produkt ka qëndrueshmëri të lartë dhe do të qëndrojë pa lëvizur gjatë gjithë ditës. Për të arritur një pamje te përsosur përdorni furcën Makeup Brush 201, nga koleksioni INGLOT PLAYINN. Kjo furcë me kënd, me fije sintetike dhe e dendur do ta bëjë më të lehtë aplikimin e këtij produkti. Nëse preferoni një konturim më preciz dhe të theksuar merrni furcen Makeup Brush 47S dhe përfundojeni procesin me një aplikator për fondatinën, në mënyrë që përhapja e produktit të bëhet në mënyrë të njëtrajtëshme dhe pa probleme. Keni mundësinë të zgjidhni mes 3 tonaliteteve të ndryshme, atë që do ju mundësojë efektin më natyral.
Silleni në jetë lëkurën tuaj me një prekje të lehtë të blush-it.
Zgjidhni një grim natyral dhe të lehtë me produktin tonë kaq vajzëror Freedom System Cream Blush Velvet Feeling. Formula kremoze dhe e butë e këtij produkti, përhapet në mënyrë perfekte në lëkurë duke i shtuar lëkurës suaj një skuqje të lëhtë dhe të shëndetshme pa u shoqëruar ndjesinë bezdisëse të ngjitjes. Aplikojeni më anë të furcës Makeup Brush 203 nga koleksioni INGLOT PLAYINN ose përdorni majat e gishtërinjëve për ta përhapur produktin përgjatë mollëzave tuaja. Sigurisht mund të vendosni një sasi të vogël të produktit në qepalla dhe në buzë për ta kompletuar të gjithë pamjen.
Një shkëlqim i butë dhe natyral.
Shtonjini dhe prekjen e fundit grimit tuaj me shkëlqimin e shëndetshëm që vetëm produktet kremoze janë në gjendje ta ofrojnë. Zgjidhni Freedom System Cream Highlighter Gloë Feeling dhe në varësi të preferencave individuale, zgjidhni mes një shkëlqimi natyral dhe të butë apo krijimit të efektit të lëkurës së lagur. Aplikojeni produktin mbi mollëza me ndihmën e furcës së grimit Makeup Brush 204 nga koleksioni INGLOT PLAYINN, ose përdorni furcën Makeup Brush 201 nga po i njejti koleksion nëse dëshironi ta aplikoni produktin në zonën e dekoltesë dhe supeve. Ky highlighter kremoz është perfekt për strobing, një teknikë e njohur konturimi e cila ka si qëllim të rigjallëroje optikisht lëkurën dhe ta bëjë këtë të fundit të duket më pak e lodhur.

Benefitet? Të gjitha këto produkte mund të kombinohen lehtësisht dhe në mënyrë të përsosur me njëri-tjetrin, duke siguruar kështu një përfundim tërësisht natyral.
Kompozoni paletën tuaj, në tonalitetet tuaja të preferuara dhe shijoni efektin perfundimtar të mahnitshëm.

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!