Frymëzohuni nga koleksioni ynë më i fundit FALL WITH ME dhe krijoni një pamje unike.

Frymëzohuni nga koleksioni ynë më i fundit FALL WITH ME dhe krijoni një pamje unike.

Share This Post :

Trendet e këtij viti hedhin dritë mbi një drejtim tërësisht të ri përsa i përket grimit vjeshtë-dimër. Tendencat e modës këtë vit kryesisht bazohen në krijimin e një grimi të thjeshtë; një tonalitet i lehtë, shkëlqim natyral dhe buzë të theksuara.
A ju pëlqen grimi i pastër? Mos hiqni dorë prej tij!
Njëtrajtësoni tonalitetin e lëkurës suaj me një fondatinë iluminante, me shkëlqim të butë dhe përfundojeni grimin me buzëkuqin tuaj të preferuar me pëfundim matt ose me shkëlqim. Zgjidhni një buzëkuq të theksuar të kuq për krijimin e efektit "Really Red Lips" ose nëse jeni në kërkim të një tonaliteti më të butë provoni nuancat e HD Lip Tint Matte nga koleksioni më i fundit Fall ëith Me. Një koleksion i kompozuar me një kujdes të vecantë me nuancat më në trend të momentit, do ju mundësojë të zgjidhni tonalitetin që do ti përshtatet më së miri bukurisë suaj.
Nëse preferoni një përfundim kremoz dhe me shkëlqim ju sygjerojmë Kiss Catcher Lipstick, i cili tashmë vjen në 6 nuancat më të fundit të koleksionit Fall ëith Me . Kiss Catcher Lipstick do t'i kushtojë një kujdes të vecantë buzëve tuaja, falë formulës së tij të pasur do ti mbajë ato në gjendje të përkryer dhe të hidratuara gjatë gjithë ditës. Tonalitetet e fundit janë zgjedhur posacerisht për tu përshtatur më së miri me trendet e këtij sezoni.
Krahas theksimit intensiv të buzëve, një nga trendet më të fundit është gjithashtu dhe grimi në tonalitetin blu saks. Përdoreni si hije sysh dhe për dalë pak nga monotonia bëni një graphic eyeliner. Për krijimin e penelit grafik ju sygjerojmë të përdorni ONE MOVE EYELINER në nuancën blu saks. Maja e tij e hollë dhe shumë precize do ju mundësojë një aplikim të shpejtë dhe të thjeshtë, falë të cilit do ta keni të lehtë të krijoni një pamje unike dhe në modë. Mos ju shmangni ngjyrave dhe mos kini frikë të guxoni për të krijuar një grim të vecantë. Krijoni "smokey eyes" duke kombinuar nuancat e theksuara të blusë dhe jeshiles.
Pjesë e koleksionit Fall ëith Me janë dhe 6 tonalitetet e reja të hijeve të syve nga linja Freedom System. Nuancat fyrmëzuese dhe trendi mund t'ju ndihmojnë për krijimin e një grimi të lehtë dhe të pastër por nga ana tjetër, për ata që ju pëlqen të guxojnë me ngjyrat ky koleksion sjell nuancat e forta të blusë dhe të jeshiles. Kombinimi i jeshiles së mbyllur me nuancat e kafes do ju ndihmojnë në krijimin e një pamjeje të frymëzuar nga ngjyrat e tokës. Për ta kompletuar pamjen tuaj me një penel dhe në një mënyrë perfekte mund të përdorni ONE MOVE EYELINER CHOCOLATE.
Falë koleksionit FALL ëITH ME do të jeni në gjendje të nxisni kreativitetin dhe imagjinatën tuaj dhe do hyni në sezonin vjeshtë dimër në stilin më në modë.

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!