5 MINUTA GRIM VETULLASH! PROVONI PRODUKTET TONA TE PAZËVËNDËSUESHME!

5 MINUTA GRIM VETULLASH! PROVONI PRODUKTET TONA TE PAZËVËNDËSUESHME!

Share This Post :

Pavarësisht cdo aparence, një vetull e mirë definuar është një nga elementët më thelbësore në grim. Vetullat sigurojne një përmirësim të pamjes së syve duke i shtuar thellësi shikimit ose duke ndryshuar shprehjen e fytyres, gjë që e ben atë të duket më e vecantë. Keni menduar se për të arritur formën perfekte për vetullën tuaj është një proces i gjatë dhe i mundimshëm? Në fakt, është totalisht e kundërta!
Në varësi të efektit që dëshironi të krijoni, mjafton të përdorni një ose dy produkte, si dhe patjetër një furcë të përshtatshme grimi.
Ja, një mënyrë për të stiluar vetullat shpejt dhe lehtë, duke arritur një efekt afatgjatë si brow lamination. Nëse keni vetulla të trasha natyrale ose dëshironi një definicion delikat, aplikoni INGLOT PLAYIIN Brow Soap, duke përdorur furcën 14M ose furcen Makeup INGLOT PLAYINN 200.
Merrni një sasi te vogël te Brow Soap dhe aplikojeni duke krehur vetullat lart, për të arritur vëllimin e duhur dhe formën perfekte. Ky sapun transparent arrin të zbusi dhe qimet me rebele, pa qënë e nevojshme për një prekje të dytë gjatë ditës.
Për ta përmirësuar edhe më tepër look-un tuaj, me ndihmën e një spatule mund ti ushtroni pak presion mbi vetullën ,për lart. Mund të siguroheni se vetullat do të qëndrojnë në vend për orë të tëra.
Nëse preferoni krijime të guximshme ose dëshironi të mbushni dhe të trashni vetullat e rralla, merrni lapsin e vetullave super të hollë dhe preciz So Fine Brow Pencil. Ky laps është i disponueshëm në tre nuanca të ndryshme, kështu që ju mund të zgjidhni lehtësisht të preferuarin tuaj dhe t'i jepni vetullës formën që dëshironi. Për të arritur një efekt sa më natyral, zgjidhni një nuancë më të lehtë se ajo e vetullës tuaj, duke e mbajtur kështu vetullën më të errët.

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!