UNDER EYE & FACE CONCEALER. GJEJ PRODUKTIN PERFEKT PËR TY!

UNDER EYE & FACE CONCEALER. GJEJ PRODUKTIN PERFEKT PËR TY!

Share This Post :

Krahas fondatinës, një produkt tepër i rëndësishëm për të arritur efektin e një fytyre të përsosur, është dhe concealer. Concealer aplikohet për mbulimin e papërsosmërive në fytyrë, si rrathët e zinj ose çngjyrosjet, por nga ana tjeter gjithashtu shërben për konturimin, për të ndriçuar por edhe për të errësuar zona të caktuara të fytyrës.
Pavarësisht aftësive mbuluese, cocncealer duhet të karakterizohen gjithashtu nga përbërësit e duhur. Ndaj dhe rekomandohet aplikimi i formulave te pasura me përbërës kujdesi ndaj fytyrës po që sigurisht kanë dhe një ndikim pozitiv në gjendjen e lëkurës.
Si të zgjidhni concealer-in perfekt për ju?
Nëse deshironi të mbuloni enjtjen ose fryrjen poshtë syve, zgjidhni një concealer të dedikuar për zonën delikate të syve, me një formulë të lehtë e cila ju lejon ta vendosni vetë nivelin e mbulimit, në varësi të preferencave individuale. Under Eye Concealer është produkti perfekt për të luftuar lodhjen. I pasur me silikone organike dhe vitaminë E, hidraton dhe zbut lekurën, si dhe mbush rrudhat duke i bërë ato më pak të dukshme. Efekti përfundimtar është një efekt ti butë dhe i mëndafshtë.
Nëse lëkura juaj është më kërkuese atëherë All Covered është i duhuri për këtë rast. Me një formulë të papërshkueshme nga uji dhe e pasur me pigmentet HD që sigurojnën një efekt afatgjatë, ndërsa perberesit e tjerë si vitamina E dhe shafrani, i quajtur dhe "ari i kuq", sigurojnë një kujdes për lëkurën duke e mbrojtur nga radikalet e lira si dhe mundësojnë një lagështi që e bën lëkurën elastike.Pavarësisht se All Covered siguron një mbulim të plotë, nuk nxjerr në pah rrudhat ose zonat e thata te lëkurës.
Dëshironi një korrektor i cili do ju mbulojë kapilaret dhe skuqjet? Perfekti ne këtë rast është AMC Cream Concealer në ngjyrën jeshile e cila vepron si neutralizues. Mund ta aplikoni nën fondatinë apo kudo ku ju nevojitet. Nuancat bezhe të fondatinës do të sigurojnë mbulimin e difekteve dhe barazimin e tonit të lëkurës.

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!