SHKËLQE ME EYELIGHTER!!

SHKËLQE ME EYELIGHTER!!

Share This Post :

Eyelighter - Hije sysh vezulluese, të përbëra nga tonalitete shumëdimensionale si dhe grimca shkëlqyese. Nje kompozim që përmban tre nuanca, të cilat mundësojnë krijimin e efekteve të shumta në grimin tuaj. Luani me ngjyrat duke i përdorur ato në mënyrë individuale ose duke i shkrirë së bashku në një të vetme.
Eyelighter është produkt multifunksional, i presuar, qëndron gjatë dhe është shum i lehtë në përdorim. Paketimi i vogël dhe praktik ju lejon që ta merrni kudo me vete dhe të jeni në gjendje të rifreskoni makeup-in tuaj në çdo kohë.
Si të përdoret?
Mund ta aplikoni menjëhëre në qepallë me majat e gishtërinjëve, duke krijuar kështu efektin e një shkëlqimi, në një nuancë gjysmëtrasparente të ngjyrës.
Nëse dëshironi të arrini një efekt spektakolar, do t'ju nevojitet ndihma e Body Art Adhesive. Pasi keni aplikuar ngjitësin Body Art Adhesive në siperfaqen e qepallës, aplikoni menjëherë produktin, para se ngjitësi të thahet. Do të shihni një shkëlqim më të theksuar dhe mbulim me të mirë.
Për të krijuar një grim mbrëmje, aplikoni Eyelighter mbi grimin, në pjesën e sipërme të syrit ose në cepin e brëndshëm të syrit. Nje prekje e përsosur përfundimtare.
A ju pëlqen të eksperimentoni dhe të zbuloni risi për grimin tuaj? Një sasi e vogël e eyelighter shkrirë së bashku me Duralinën, do ta tranformonte eyelighter në një formulë të lëngshme dhe të papërshkueshme nga uji - ideale për krijimin e një eyeliner ndryshe nga cdo herë tjetër...
Nëse ju pëlqen grimi i guximshëm, mund të aplikoni eyelighter mbi një bazë të errët, e cila mund të krijohet nëpërmjet lapsit Khol, eyeliner ose një hije sysh tjetër. Do arrini një rezultat fantastik, smokey-eye juaj do të duket si kurrë më parë.
Nuancat e zgjedhura mund të përdoren si blush me shkëlqim ose si nje highlighter i zakonshëm.
Si të zgjidhni ngjyrën tuaj?
Zgjidhni nuanca të cilat i përmbushin dhe i përshtaten kërkesava tuaja, kujdesuni të analizoni cdo detaj dhe të zgjidhni ngjyrën që duket më së miri te ju. Ngjyrat e duhura vënë në pah shikimin natyral dhe definojnë irisin, pra, pse të mos përfitoni dicka prej kësaj?!
Për:
- Sy kafe - Nuancat perfekte: 21,23. Ngjyrat e vendosura përballë njëra tjetrës në spektrin e ngjyrave, janë të kundërta me njëra tjetrën po aq sa janë dhe komplementare të njëra tjetrës. Tonalitetet intensive si blu, lejla, pastel bejnë të mundur definimin e irisit kafe .
- Sy blu - Nuanca perfekte: 24,25. Bluja korrespondon me tonalitetet e ngjyrës së Tokes. Nuancat si bronzi, bezha, e arta, bakri janë disa nga hijet më të përshtatshme dhe që duken magjishëm në sytë blu.
- Sy të gjelbër - Nuanca perfekte 23,26. Për sytë jeshil dhe për një definim sa më të bukur të irisit sygjerohen nuancat e rozës, së kuqes dhe vjollces.
- Syrtë gri dhe të zinj - Nuanca perfekte: 22. Ngjyrat metalike dhe të gjelbra janë gjithmonë më të pëlqyeshme për të arritur definicionin maksimal të këtyre syve.
Argëtohuni me makeup-in, provini Eyelighters tanë të rinj, luani me ngjyrat dhe na tregoni se ckeni krijuar!!

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!