PERFECTLY MATCHED - MASCARA AND EYELASHES

PERFECTLY MATCHED - MASCARA AND EYELASHES

Share This Post :

Për shumicën e vajzave, maskara është pjesë thelbësore e makeup-it të përditshëm, e cila thjesht nuk mund të lihet pas dore. Shumë shpesh, ky hap është elementi i vetëm për të krijuar një pamje të dëshiruar prej tyre. Meqenëse maskara është kaq e rëndësishme, ju duhet të zgjidhni një produkt enkas për qerpikët tuaj dhe atë që siguron efektin përfundimtar që dëshironi të arrini. Duket shumë e vështirë? Aspak! Ndiqni këshillat tona dhe bëjeni të lehtë si kurrë më parë. Duhet të dini se qerpikët dhe maskara janë si të dashuruarit - duhet të përputhen shumë mirë. Produkte të ndryshme, lloje të ndryshme të qerpikëve ... mos u shqetësoni - ne do t'ju ndihmojmë të gjeni shokun/shoqen tuaj më të mirë. Le të mirëpresim në skenë kandidatët tanë!

E adhuroni ekstravagancën? Dëshironi të jeni qëndra e vëmendjes gjatë gjithë kohës? Filloni të luani me ngjyra tani me Colour Play Mascara !  Pranvera dhe vera janë gjithashtu perfekte për të shtuar pak ngjyra në pamjen tuaj. Pak maskara dhe kaq!
Sy të theksuar? Nuk është problem. Kthyesi i qerpikëve në fillim! Vendosni qerpikët tuaj midis kthyeses, duke iu afruar rrënjëve sa më shumë që të jetë e mundur, pastaj kapeni poshtë dhe mbajeni për disa sekonda. Pasi qerpikët të jenë kthyer, aplikoni Long & Curly Mascara për të shtuar kthimin maksimal dhe për të arritur një efekt afatgjatë.
Dëshironi të dini sekretin për qerpikë më të trashë dhe më të definuar? Secret Volume Mascara - krijuar për të rritur qerpikët e hollë dhe delikatë. E pasur me Vitaminë E, formula ndihmon në forcimin, ndërsa furça e krijuar me kujdes lejon aplikim të shpejtë dhe të lehtë. Falë formatit ë vogël, mund ta merrni me vete kudo që të shkoni.

Dëshironi të arrini efektin e qerpikëve super të gjatë? Shikoni LONG FOR MASCARA, eksperti ynë për zgjatje. Produkti i qerpikëve me sasinë më të madhe, me një furçë silikoni bën edhe qerpikët më të vegjël të gjatë dhe tërheqës, ndërsa formula në të zezë intenisve siguron pamjen e qerpikëve të lakuar në mënyrë perfekt. Për më tepër, sasia 12.5 ml lejon një periudhë të gjatë përdorimi. Mbresëlënëse!

Qerpikë fallsonë dukje? Arrijeni këtë me False Lash Effect Mascara! Maksimizon volumin e qerpikëve tuaj, duke i bërë ato tepër të zeza. Vendosni disa shtresa të produktit duke filluar nga rrënjët deri tek majat, në një lëvizje zig-zag dhe shijoni efektin e qerpikëve fallso për orë të tëra!

Po kërkoni një maskara me qëllim specifik? Probleme me qëndrueshmërinë e produktit? Zbuloni Volume & Waterproof Mascara dhe harrojini pengesat. Ky produkt shton volumin dhe definimin në secilin qerpik, ndërsa formula e papërshkueshme nga uji siguron një efekt afatgjatë. Megjithatë mos harroni se edhe maskara më e mirë kërkon heqjen e duhur që jo vetëm do të heqë makeup-in por edhe do të kujdeset për qerpikët tuaj. Veçanërisht ju rekomandojmë të përdorni për heqjen e makeup-it ujë micelar ose  pecetat e mbushura Vaj Micelar. Për shkak të përbërësve aktivë dhe molekulave micelare që punojnë si magnet në papastërti, të dy produktet heqin makeup-in shpejt dhe lehtë, duke e lënë lëkurën tuaj të butë dhe të hidratuar.
Ende e vështirë për të vendosur? Lash Enhancer Mascara do të qartësojë dyshimet tuaja. Falë formulës së saj kremoze dhe një furçë silikoni në formë koni, aplikimi është shumë i lehtë dhe kaq i rehatshëm. Produkti ndan qerpikët në një mënyrë perfekte, ndërsa ngjyra e zezë ofron definim, duke i bërë sytë tuaj të duken bukur. Dashuri në shikim të parë, me siguri!

Apo nuk jeni e sigurt dhe po kërkoni diçka krejtësisht të re? Nëse përgjigjja është 'po' ne kemi një risi posaçërisht për ju - Maskara që përmbush të gjitha premtimet. Efekti i qerpikëve më të gjatë, më të trashë dhe të kthyer menjëherë pas përdorimit! Makeup-no-Makeup? Bëni këtë pamje me PROMISE Mascara dhe shijojeni me orë të tëra. Dëshironi të krijoni një makeup mbrëmjeje? Vendosni disa shtresa të produktit dhe arrini efektin e qerpikëve të definuar mirë. Një furçë e saktë lejon aplikim të barabartë si në vijën e poshtme dhe të sipërme të qerpikëve, ndërsa formula e papërshkueshme nga uji do t'ju lejojë të përjetoni të gjitha momentet prekëse pa asnjë prekje gjatë gjithë ditës.

Si të kuptoni nëse e keni gjetur të duhurën? Direkt pas aplikimit të parë, kur automatikisht do të hapni gojën për të thënë: WOW!

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!