REMOVE MAKEUP. CLEANSE. MOISTURIZE.

REMOVE MAKEUP. CLEANSE. MOISTURIZE.

Share This Post :

Bukuria fillon me rutinën e duhur të kujdesit të lëkurës - plotësojeni këtë rutinë me INGLOT Lab Micellar Water!

Si njohës i mirë apo si person i ri që kërkon të eksplorojë mbi lëkurën e bukur, ju tashmë e dini se sa i rëndësishëm është pastrimi, tonifikimi dhe pastruesi i grimit. Inglot Lab Micellar Water e bën të thjeshtë këtë duke i kthyer këto tre aktivitete në një hap të vetëm. Për shkak të molekulave micelare të cilat shërbejnë si magnet për përthithjen e papastertisë – të gjitha papastertitë, edhe me të thellat dhe yndyra e tepërt pastrohen pa e tharë lëkurën dhe nuk e lënë atë të ngjitshme. Besoni në përfitimet e copëzave të mrekullueshme ashtu si francezët të cilët përdorën me tepër ujin micelar sesa ujin e rrjedhshëm.  Prania e vajit të bambusë, betainës dhe ekstrakti i shafranit e pasurojnë këtë produkt me veti hidratuese.

Kujdesuni për lëkurën tuaj të çmuar madje edhe kur hiqni grimin waterproof, pa e fërkuar fort dhe pa përdorur ujin e rrjedhshëm.  Vetë formula është e kujdesshme mjaftueshem për të gjitha llojet e lëkurave. Ndërkohë që përdorni Micellar Water niveli natyral i pH tuaj është duke u restauruar, elasticiteti i lëkurës suaj po përmirësohet dhe ju do shijoni ndjesinë e lëkurës suaj të butë e të lëmuar. 

Mbani mend që lëkura juaj ka nevojë për kujdes gjatë gjithë ditës, prandaj përdorni Micellar Water në mëngjes kur zgjoheni për hidratim dhe tonifikim. Në mbrëmje largoni  të gjithë makeupi-n dhe lëreni lëkurën tuaj të pushojë dhe të bëhet gati për një tjetër ditë sfiduese. Nuk keni nevojë të ndërprisni rutinën tuaj të përdishme kur shkoni me pushime apo udhëtime pasi produkti vjen edhe në variantin e vogël për ta pasur gjithmonë me vete. Merre një shishe me Micellar Water me vetë në palester për të përgatitur lëkurën tuaj për ushtrime të lodhshme dhe lejoni që lëkura të marrë ajër lehtësisht nga makeup-i i padëshiruar në këto rrethana.  Ndërsa udhëtoni përdoreni atë si një ndihmë freskuese dhe pastruese pa rrezikuar ndryshimin e gjendjes së ujit. Nëse jeni përson që të pëlqejnë shumë qerpikët fallso mos kini merak për gjendjen e tyre pasi ky produkt është i butë edhe me ato gjithashtu. Merreni përdorimin e Micellar Water si një kënaqesi dhe jo si detyrim.

Njomeni një copë pambuku dhe me lehtësi masazhoni lëkurën në forma rrethore, relaksohuni dhe shijojeni lëkurën e shëndetshme dhe të hidratuar.

 

Micellar Water 115 ml/ 3.9 US FL OZ
Micellar Water (Travel Size)  25 ml/0.84 US FL OZ

REGJISTROHUNI NË NEWSLETTER

Regjistrohuni për tu informuar mbi artikujt më të fundit!